Moti i keq shkakton vonesa me mbërritjen e trageteve në Durrës

AKTUALITET


Moti i keq shkakton probleme në lundrimin detar në disa nga portet e vendit. Sipas Balkanëeb, referuar burimeve nga Kapiteneria e Durrësit, probleme janë shfaqur në lundrimin e anijeve tregëtare dhe peshkarexheve. Edhe për lundrimin e trageteve ka pasur probleme, ku për shkak të detit me dallgë të mëdha janë shkaktuar vonesa.

Gjatë të dielës, në Durrës mbërriti në kohë trageti i nisur nga Bari, ndërsa gjatë ditës pritet të mbërrijnë dy tragete, një nga Bari dhe një tjetër nga Ankona, me një total prej rreth 5 mijë pasagjerësh. Moti i keq vjen në një moment kur fluksi i emigrantëve që kthehen për fundvit në Shqipëri është i madh.


Ndërkohë Kapiteneria dhe Policia kufitare kanë marrë masa për të lehtësuar kalimin e tyre në pikën kufitare me shtimin e personelit dhe të sporteleve. Numri i pasagjerëve që presin në Bari për tu kthyer në atdhe është i lartë e për pasojë tragetet po punojnë me kapacitet të lartë duke bërë dy rrugë në ditë vajtje- ardhje.

Tragetet nuk kanë patur probleme në lundrim, por u është ndaluar lundrimi në det peshkarexhave, duke u kërkuar pronarëve të tyre të marrin masa deri në përmirësimin e motit. Për shkak të motit të keq, janë raportuar ndalim lundrimi edhe për peshkarexhat në porte të tjera të vendit. Moti me reshje shiu dhe erëra të forta do të vijojë gjatë gjithë ditës së diel, sipas njoftimit zyrtar të Institutit të Gjeoshkencësu, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.




Skip to toolbar