Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz në Velipojë, shërbimet e policisë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë. Grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.
Në bazë të këtij informacioni, Policia e Shkodrës ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”. Gjatë operacionit policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.
Në banesë janë gjetur dhe sekuestruar armë ushtarake të rënda si Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.
Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G.S., 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj, pasi qarkullonin me armë zjarri dhe municione pa leje në komunitet.
Ky shqetësimi fillimisht u raportuar nga qytetarët e fshatit Pirg, ku denoncuan në polici se dy shtetas qarkulloni me armë zjarri. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i policisë së Maliqit, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 17 vjeçari banues në fshatin Pirg.
Policia ka vendosur masën arrest me burg për 20 vjeçarin, ndërsa procedimin penal në gjendje të lirë për 17 vjeçarin.
Dy shtetasve iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.