Radhë kilometrike në doganën e Muriqanit

Një radhë e gjatë makinash është krijuar në pikën doganore të Muriqanit, duke krijuar një vijë të gjatë automjetesh rreth 1 kilometër. Nuk dihen shkaqet e kësaj radhe të madhe në dogana, ndërsa burimet thonë se makinat thuajse nuk po lëvizin nga vendi, ecin me një metër për 1 minutë.

E njëjta situatë paraqitet në të dyja anët hyrëse të doganës si nga Mali i zi drejt Shqipërisë, edhe në drejtimin e kundërt nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia se pse ka një radhë kaq të madhe makinash pranë doganës së Muriqanit.

Tentoi të kalonte 20 kg drogë, arrestohet i riu në Muriqan

Një person është ndaluar nga policia kufitare e Muriqanit, pasi u kap me një sasi të madhe droge që tentonte ta kalonte drejt Malit të Zi. Gjatë kontrollit të mjetit të tij policia gjeti 20 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa të fshehu në makinë.

Policia vuri në pranga shtetasin D.K., 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm në Malësinë e Madhe, si dhe sekuestroi sasinë e drogës.

Gjatë sezonit turistik, policia ka shtuar edhe më shumë nivelin e kontrollit për të parandaluar rastet e trafikimit të lëndëve narkotike dhe jo vetëm.

Lëvizte me 100 mijë euro, ndalohet në kufi

Policia kufitare e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 100 000 euro të padeklaruar në pikën doganore të Muriqanit.

Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale A.Q., i cili po tentonte të kalonte në Malin e Zi me shumën e madhe të parave të padeklaruara.

Zbulimi i parave u kë gjatë kontrollove në rritje të policisë kufitare për të parandaluan trafiqet dhe lëvizjen e vlerave të mëdha monetare të padeklaruara.

Njoftimi i policisë:

“Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Degës Doganore Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EUR”,

Skip to toolbar