Protestat, bashkia Korçë: Fermerë, do shisni natën (ditën, kur të merrni NIPT)

Pas dy ditësh protesta të fermerëve, bashkia e Korçës ka vendosur t`i lejojë të shesin në treg. Megjithatë, fermerët do të lejohet të shesin produktet e tyre bujqësore vetëm gjatë natës deri në mëngjes. Praktikisht, bashkia ka vendosur kohën nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 08:00 të mëngjesit, si orarin kur do të shfrytëzohet nga fermerët për të tregtuar produktet e tyre në tregun agro-ushqimor të qytetit.

Më herët, gjatë ditës së hënë, fermerëve u është  kërkuar nga bashkia e qytetit të Korçës që të pajisen me NIPT tregtari në mënyrë që ata të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në treg. Të hënën nisi protesta e fermerëve në qytetin juglindor të vendit, të cilët nuk u lejuan të shisnin në treg.

Shkak u bë mungesa e NIPTIT tregtar të fermerëve, çka do të thotë se ata kanë të drejtë të sheshin produktet e tyre vetëm në pikat e grumbullimit dhe jo në tregjet e pakicës. Megjithatë, për të mos lejuar tensionimin e situatës, bashkia e Korçës ka gjetur një zgjidhje provizore, derisa fermerët të pajisen me liçensë, si kusht për të shfrytëzuar të drejtën e shitjes në tregjet agro-ushqimore të qytetit.

Përgjaken rrugët, dy të vdekur në aksident, në Fier-Lushnje

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident të ndodhur në aksin Fier-Lushnje gjatë natës.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi, 64-vjeçari I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Policia njofton se ende nuk është identifikuar shtetasja pasagjere që ka ndërruar jetë, ndërsa në polici është shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Skip to toolbar