Protestat, bashkia Korçë: Fermerë, do shisni natën (ditën, kur të merrni NIPT)

AKTUALITET


Pas dy ditësh protesta të fermerëve, bashkia e Korçës ka vendosur t`i lejojë të shesin në treg. Megjithatë, fermerët do të lejohet të shesin produktet e tyre bujqësore vetëm gjatë natës deri në mëngjes. Praktikisht, bashkia ka vendosur kohën nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 08:00 të mëngjesit, si orarin kur do të shfrytëzohet nga fermerët për të tregtuar produktet e tyre në tregun agro-ushqimor të qytetit.

Më herët, gjatë ditës së hënë, fermerëve u është  kërkuar nga bashkia e qytetit të Korçës që të pajisen me NIPT tregtari në mënyrë që ata të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në treg. Të hënën nisi protesta e fermerëve në qytetin juglindor të vendit, të cilët nuk u lejuan të shisnin në treg.


Shkak u bë mungesa e NIPTIT tregtar të fermerëve, çka do të thotë se ata kanë të drejtë të sheshin produktet e tyre vetëm në pikat e grumbullimit dhe jo në tregjet e pakicës. Megjithatë, për të mos lejuar tensionimin e situatës, bashkia e Korçës ka gjetur një zgjidhje provizore, derisa fermerët të pajisen me liçensë, si kusht për të shfrytëzuar të drejtën e shitjes në tregjet agro-ushqimore të qytetit.




Skip to toolbar