Për herë të parë struktura e Superligës
shqiptare të futbollit, ka pësuar një ndryshim për skuadrat që zbresin dhe
ngjiten në këtë kategori. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, është
vendosur që sezonin e ardhshëm, deri në sezonin 2022-2023, ekipet që do të luftojnë
për mbijetesën në elitën e futbollit tonë, do të jenë tre. Ndryshe nga deri
tani, kur luftonin për të mbijetuar në Superligë dy skuadar, apo thënë më qartë,
në fund të sezonit zbrisnin dy skuadrat që renditeshin praktikisht në vendin e
fundit dhe të parafundit të kampionatit, sezonin e ri, do të jetë në luftë për
mbijetesë edhe skuadra që renditet në vendin e tetë të kampionatit.
“Nga sezoni 2019-2020 nga Kategoria Superiore
do të zbresin direkt dy skuadra (vendi i 9 e 10) dhe vendi 8-të do të luajë një
play-out me fituesen e play-offit të Kategorisë së Parë. Play-offi i Kategorisë
së Parë është produkt i vëndeve të dyta të Grupeve A dhe B në këtë kategori, të
cilat do të luajë një ndeshje finale ndërmjet tyre për të shpallur fituesen që
do të luajë me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore. Kjo ndeshje do të luhet
në stadiumin e skuadrës që është renditur në vendin e tetë të Kategorisë
Superiore”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së, ndërkohë që këtë sezon, Superliga
do të nis zyrtarisht më 24 gusht dhe do të mbyllet më 23 maj.
Edhe Kategoria e Parë do të pësojë disa
ndryshime. Sezonin e ardhshëm nuk do të ketë më pëgjysmim pikësh në fazën e
tretë të kampionatit, ndërsa shtohet një ndeshje play-off, midis dy ekipeve që
renditen në vend të dytë në dy grupet përkatëse të kësaj kategorie, me fituesin
që do të luajë ndeshjen e play-out me
vendin e tetë të Superligës. Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 Shtator
dhe do të përfundojë në datë 16 Maj. E njëjta skemë do të përdoret edhe për
skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë, me dy ekipet që renditen te fundit do
të zbresin direkt në Kategorinë e Dytë, ndërsa vendet e teta në grupet përkatëse,
do të luajnë ndeshje play-out me vendet e dyta në dy grupet e Kategorisë së Dytë.
Deri në vitin 2023, Kategoria e Parë do të jetë me 14 ekipe, nga 20 që është
aktualisht. Disa ndryshime, lidhur me numrin e ekipeve pjesëmarrëse, ka pësuar
edhe Kategoria e Dytë, ndërkohë që si datë fillimi të kampionatit për këtë
sezon, është përcaktuar data 21 shtator.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi krijimin e Kampionatit Kombëtar U-15, në të cilin do të marrin pjesë 20 skuadra të cilat do të jenë të ndara në dy grupe nga 10 skuadra. Ky kampionat do të zhvillojë ndeshjet në tre faza me systemin vajtje-ardhje. Në këtë mbledhje të rradhës së KE nuk u miratua propozimi nga Liga për rritjen e numrit të të hujave nga 4 në 5. Komitetit Ekzekutiv miratoi kërkesën e klubeve dhe shoqatave sportive për zerimin e tarifave për zyrtaret e ndeshjeve në të gjitha kampionatet Rajonale dhe Kombëtare. FSHF merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për arbitrat dhe delegatët, shpenzime të cilat deri më tani paguheshin nga klubet dhe shoqatat që merrnin pjesë në këto kampionate. Superkupa e Shqipërisë do të zhvillohet më datë 18 Gusht 2019.