Nga penalltitë deri te kartonët, ja si ndryshojnë rregullat në Futboll

Gjatë mbledhjes së FIFA në muajin mars, u vendosën disa ndryshime në rregullave të lojës së futbollit dhe nga sot ato hyjnë në fuqi për Botërorin e U20 dhe deri më 25 qershorit do të përfshijnë vetëm kompeticionet e FIFA-s dhe më pas do të përfshihen edhe kompeticionet UEFA. Prekja me dorë e topit, përplasja e topit me arbitrin dhe deri tek vendosja e kartonëve, ja si ndryshojnë rregullat e reja të lojës.

PREKJA ME DORË DHE GOLI
Vullneti nuk do të jetë më kriter: cilido gol i shënuar me një prekje me dorë, edhe në mënyrë të pavullnetshme, nuk do të vlerësohet.

SULMUESIT E BARRIERA
Për të evituar një sjellje të gjykuar anti-sportive, sulmuesit duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg barrierës kundërshtare. Në të gjitha drejtimet.

RINISJA E TOPIT
Në rinisjen nga fundorja, topi nuk duhet të dalë më nga zona për tu luajtur: portieri mund ta pasojë topin edhe brenda zonës, por sulmuesi kundërshtar mund të ndërhyjë vetëm pasi të jetë bërë pasimi i parë.

FAULLI ME DORË
Faulli me dorë do të sanksionohet nëse është i vullnetshëm. Por nga sot do të dënohet gjithnjë cdo prekje me dorë nëse krahu është në lartësinë e supeve ose përtej e në çdo rast kur krahu është larg trupit e në pozicion jo natyral.

POZICIONI I PORTIERIT NË RAST PENALLTIE
Nga sot portieri mund të spostojë një këmbë përtej linjës së portës. Var mund të ndërhyjë për të përsëritur penalltinë në rast pritje, nëse të dy këmbët do të rezultojnë përtej linjës së portës në momentin e goditjes.

KARTONA EDHE PËR TRAJNERËT
Edhe për trajnerët në pankinë futet në fuqi rregulli i kartonëve: në fillim i verdhi e pastaj i kuqi. Kur përjashtohesh rekomandimi është gjithnjë skualifikimi për ndeshjen e ardhshme.

ARBITRI NUK BËN ‘MË’ LOJË
Deri më sot nëse topi përplasej me arbitrin loja vazhdonte. Nuk do të jetë më kështu: në rastin në të cilin prekja e arbitrit favorizon një asist ose edhe një gol për skuadrën tjetër, loja do të ndalohej. Në zonë topi është gjithnjë i portierit.

ZËVENDËSIMET MË TË SHPEJTA
Nuk do të jetë më e nevojshme të dalësh nga mesi i fushës në rast zëvendësimi. Për të fituar kohë lojtarët duhet të dalin jashtë në anën më të afërt.

NUK DO TË JETË MË TOPI I DISKUTUESHËM
Nga tani, arbitri duhet të përcaktojë se kush do ta riluajë topin e kundërshtari duhet të qëndrojë në distancë prej katër metrash.

Skip to toolbar