Ministria e Bujqësisë mbron Peleshin: Silicon Mix nuk është i dëmshëm

Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi për lëshimin e urdhrit të përdorimit të pesticidit Silicon Mix, i cili në shumë mediat është cilësuar si i dëmshëm. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se në fakt ky pesticid jo që nuk është i dëmshëm, por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike.

Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emërtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.  Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike.” – thuhet në deklaratë.

Ministria ka sqaruar gjithashtu se shkresa e dalë në media nuk është urdhër për zhbllokimin e këtij produkti, por një shkresë e zakonshme mes dy institucioneve dhe se kur kjo shkresë shkon të firmoset tek ministri, i ka kaluar të gjitha filtrat teknike në lidhje me produktet që ndodhen në to. Pra nuk bëhet fjalë për asnjë urdhër për lirimin e plehut kimik, por për një shkresë që Niko Peleshi i drejtonte më 16 Maj të vitit 2018 drejtorit të atëhershëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismailit, në të cilën i kërkohet te zbatohet ligji në fuqi dhe i sqarohet se plehu Silicon Mix –EC Fertilizer mund të futet lirisht në vendin tonë, sepse kështu e thotë ligji.

Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fund firmoset nga ministri. Theksojmë se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakonshme korrespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.” shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë, ku sqaron se ky produkt është tërësisht i dobishëm për bimën dhe nuk ka asnjë efekt negativ në shëndetin e njeriut.

Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut. “ thotë Ministria e Bujqësisë, e cila kërkon nga të gjithë aktorët e të informimit të publikut të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik.  

Disa ditë më parë, edhe specialisti Pëllumb Pipero ka kërkuar nga mediat që të mos përhapin panik pasi në asnjë referencë nuk rezulton që “silikon miks” të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Skandali me pesticidet, Arta Marku vë Niko Peleshin nën hetim

Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar një urdhër për të hequr bllokimin e një pesticidi të dëmshëm që përdoret për kultivimin e frutave dhe perimeve.

Në shkresën dërguar prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë, Marku deklaron se ka kërkuar hetim, pasi dyshon se “ish-ministri ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin ka firmosur zhbllokimin e pesticidit “Silikon Mix”.

Silikon miks ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin. Nisur nga të gjitha këto fakte Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nisjen e një hetimi për rolin e ish ministrit të Bujqësisë në këtë çështje.

Nga ana tjetër, specialisti Pëllumb Pipero ka reaguar dhe ka kërkuar nga mediat që të mos përhapin panik pasi në asnjë referencë nuk rezulton që silikon miks të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

“Ka shumë artikuj dhe referenca, por në asnjërin prej tyre, unë, nuk gjeta referenca bindëse, e mbi të gjitha statistikisht të besueshme për demin potencial të këtij insekticidi në shëndetin e qytetarëve, për më tepër në dëmtimin potencial të ADN dhe çrregullimet madhore që mund të vijnë si pasojë e saj. Gjeta shumë referenca për revolucionin që ka bërë në bujqësi, dhe kjo është arritje e madhe e shkencës besoj unë. Ndaj nuk duhet të përhapim panik te konsumatorët, aq me tepër kur bëhet fjalë për ushqimet e përditshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht të provuara”, shkruan Pipero./realstory.al

Këngë e kitare, Niko Peleshi “harron” porositë e Ramës, i ulet në gjunjë Inva Mulës

Në një kohë kur Partia Socialiste ka nisur një fushatë ndryshimesh brenda saj dhe kryetari Rama ka dhënë porosi të prera për rigjallërimin e strukturave në çdo qytet, duket se deputeti i Korçës Niko Peleshi i ka “harruar” këto porosi dhe po shijon mbrëmjet e kulturës në qytetin e serenatave.

Dy ditë më parë në Korçë startoi edicioni i dytë i Festivalit Ndëkombëtar të Muzikës, MIK Festival.

Pazari i Korçës është kthyer në një skenë të artit dhe ish ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka rrëmbyer kitarën dhe ja ka marrë këngës duke treguar një tjetër anë të panjohur të tij, talentin për të kënduar.

Peleshi është ulur në gjunjë para sopranos shqiptare me famë botërore Inva Mula, e me kitarë në dorë këndon  “Moj e bukura more”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më herët në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari Rama dha porosi që të gjithë deputetët të zbresin me këmbë në tokë, dhe në varësi të rezultateve të tyre në terren do të përcaktohet nëse do të jenë pjesë e listave të deputetëve në zgjedhjet e 2021.

Live ne "Le petit Paris"

Gepostet von Le petit Paris Hotel -Korçë am Donnerstag, 25. Juli 2019
Skip to toolbar