Mesazhet me Ramën, Soreca sonte në Real Story: Cila është e vërteta

Vetëm një ditë, pasi ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i dorëzoi kryeministrit Rama progres-raportin për hapjen e negociatave, ai do të jetë i ftuari i Sokol Ballës në emisionin “Real Story” në Vizion Plus. Ambasadori i BE pritet të flasë për progres raportin dhe pritshmëritë nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit, por edhe për zhvillimet politike në vend.

Një ditë më parë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ambasadori Soreca tha të mërkurën se Shqipëria ka arritur progres dhe se negociatat do të hapen pa asnjë kusht. Veçanërisht ambasadori Soreca vlerësoi reformën në drejtësi, si dhe operacionet e ndërmarra për goditjen e grupeve kriminale.

Soreca pritet të flasë sonte në emisionin real Story edhe për mesazhet e publikuara një ditë më parë, ku ai komunikonte me Kryeministrin Rama dhe me ministrin e Jashtëm Cakaj.

Mesazhet që Soreca ka shkëmbyer me Ramën u publikuan menjëherë pas konferencës për shtyp. Ambasadori i BE-së në Tiranë përveç kreut të qeverisë duket se komunikon edhe me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, Sekretarin e Kryeministrit, Engjëll Agaçin. Rama duket se i dërgon Sorecës një lloj Raporti në gjuhën angleze ku flitet për Lulzim Bashën dhe Fatmir Mediun. “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”. Më pas në tekstin anglisht përmendet edhe Fatmir Mediu, i cili ka shprehur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj. Soreca i përgjigjet italish me fjalën “Çmenduri”

Skip to toolbar