Deputeti shqiptar jep rrogën mujore për Notre-Dame. Ja arsyeja e dhimbshme

Deputeti i parlamentit të Kosovës, Labinot Tahiri i është bashkuar edhe ai nismës për të dhuruar para për të rindërtuar katedralen e Parisit, Notre-Dame. Ai shkruan në një mesazh në facebook se megjithëse janë pak, 1000 euro, gjesti i tij simbolik është për të shprehur mirënjohjen për shtetin francez, që ka mirëpritur familjen e tij, por dhe shumë shtetas kosovarë, atëherë kur kanë pasur nevojë.

“Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë. Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ. Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË. Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊ Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkuan Tahiri.

Kur bota qan për Notre Dame, ISIS uron me foto

Djegia e katedrales Notre Dame në Paris hidhëroi njerëzit anembanë botës për shkak të vlerave fetare, historike dhe kulturore që ajo mbart. Ngjarja nuk la vetëm parisienët me lot në sy, por ishin të shumtë njerëzit në të gjithë botën që shprehën keqardhjen e tyre për djegien e simbolit të civilizimit perëndimor.

Mirëpo duket se kjo ngjarjes është festuar nga xhihadistët e ISIS, të cilët përmes posterave me mbishkrime të ndryshme kanë treguar katedralen në flakë, në pjesën e dy kullave të përparme që shpëtuan nga zjarri i së hënës.

Këto postera shoqërohen dhe me shkrimet në gjuhën arabe si “Prisni një tjetër në të ardhmen” apo “Paçit një ditë të mbarë”.

Hetuesit që po merren me ngjarjen në fakt e kanë përjashtuar për momentin pistën e një sulmit terrorist rastin e zjarrvënies. Zyra e Prokurorisë së Parisit tha se për momentin po e trajtonte zjarrin si një aksident, duke përjashtuar motivet e mundshme të terrorizmit.

100 mijë euro nga Shqipëria për Notre-Dame

Edhe Shqipëria do të ndihmojë Francën për rindërtimin e Notre-Dame. Qeveria mori sot vendimin për t’i dhuruar Francës 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit.

Më herët, edhe Kosova është bërë pjesë e listës së dhuruesve, por pa dhënë një shifër konkrete. Aktualisht, deri më tani janë grumbulluar rreth 1 miliardë euro, por ekspertët kanë vlerësuar se për rikthimin e Katedrales në gjendjen e mëparshme, nevojitet një shumë më e madhe.

Katedralja e famshme 850 vjeçare e Parisit dy ditë më parë u përfshi nga flakët duke shkatërruar një pjesë të mirë të saj. Autoritetet kanë thënë se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që presidenti francez ka premtuar rindërtimin e saj brenda 5 viteve të ardhshme.

Skip to toolbar