Ekskluzive, pas Lyon, gjigantët e Milanit shfaqin interes për talentin shqiptar!

Veç Olympique Lyon, që ka shfaqur interes dhe ka nisur tratativat për të blerë talentin shqiptar, Gliberto Gega, që luan me të rinjtë e AEK-ut, janë dhe dy klube të tjera që duket se do të futen në garë për 17-vjeçarin shqiptar.

“RealStory.al” ka mësuar ekskluzivisht se gjigantët italian, Milan, është klubi tjetër që kërkon të vëzhgojë nga afër Gilberto Gegën. Agjenti i futbollistit shqiptar, Stelios Greg dhe agjenti italian, Luca Grippo, janë duke punuar për një transferim të mundshën.

Kështu, Milan pritet të dërgojë një kërkesë zyrtare drejt AEK-ut javën e ardhshme, ku do t’i kërkojë skuadrës greke që talenti shqiptar të bëjë një periudhë prove në Milano, për ta parë nga afër drejtuesit e klubit kuqezi.

Atalanta mund të jetë një tjetër klub ku 17-vjeçari shqiptar mund të shkojë për provë. Megjithatë, Gilberto Gega është vëzhguar më herët edhe nga Lyon në Francë, me këto të fundit që e kërkojnë qendërmbrojtësin, me orgjinë nga Lezha, për ekipin U-19.

Por deri më tani, ndonëse Lyon ka marrë të gjithë informacionim e nevojshëm përfshi dhe dokumentat e lojtarit nga Federata Greke e Futbollit, ende nuk i ka dërguar kërkesën zyrtare AEK-ut për transferimin e talentit shqiptar. Arsyeja është sepse Lyon kërkon që Gilberto Gega të shkojë gjatë verës në Francë për një periudhë prove.

Skip to toolbar