PE, kundër Macron. 412 eurodeputetë, “Pro” Shqipërisë

“Mos marrja e një vendimi nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE, është një gabim strategjik”, ky është qëndrimi përfundimtar i Parlamentit Europian. Të enjten pak pas mesditës, deputetët e Parlamentit Europian votuan me 412 vota pro, 136 kundër dhe 30 abstenim, tekstin e Rezolutës, ku i kërkohet Bashkimit Europian që të veprojë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për marrjen e një vendimi unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme.

“Mos hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gabim. Në rezolutën e miratuar të enjten, Parlamenti Evropian thekson se të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat. Parlamenti shpreh zhgënjim të thellë për dështimin e rënies dakord për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në 17-18 tetor”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Parlamentit Europian.

Eurodeputetët flasin hapur dhe kundër Francës, Danimarkës dhe Hollandës, që bllokuan vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Eurodeputetët shprehin keqardhje për Francën, Danimarkën dhe Hollandën për bllokimin, ndërsa shprehen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e çështjeve të vështira me vendet e saj fqinje, eurodeputetë gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri”, shkruhet në deklaratën e Parlamentit Europian.

Eurodeputetët gjithashtu shprehin shqetësimin se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të lejojë aktorët e tjerë të huaj, që nuk kanë vlerat dhe interesat e BE, të veprojnë në Ballkan. “Një gabim strategjik. Pralamenti thekson se “mosmarrja e vendimit” nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera të mundshme kandidate. Mund të lejojë gjithashtu që aktorët e tjerë të huaj, veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së, të angazhohen më afër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shtojnë eurodeputetët.

Ndërsa ata theksojnë se kërkesa e Francës për reformimin e BE-së, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga axhendat politike të brendshme në vendet e tjera”, thuhet në tekst./Realstory.al/

Parlamenti Europian: Negociatat, rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Të enjten më 24 tetor, Parlamenti Europian do votojë një rezolutë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kështu ka deklaruar Taulant Balla në “Real Story” të Sokol Ballës ku Parlamenti Europian do të votojë një zgjidhje sa më të shpejtë për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që ky informacion është publikuar edhe në mediat ndërkombëtare. Vendimi u mor nga Parlamenti Europian, ndërsa kreu i saj David Sassoli tha se “Debati për deklaratat e Këshillit Evropian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë do të përfundojë me një rezolutë që do të votohet të enjten”

Vetë Sassoli është shprehur kundër vendosjes së vetos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shumë liderë të vendeve të tjera anëtare e kanë konsideruar mos hapjen e negociatave si një hap të gabuar dhe zhgënjyes duke vënë në rrezik stabilitetin e rajonit.

Vendoset 7 korriku si data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Greqi

Pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras thirri zgjedhjet e parakohshme, duke deklaruar dorëheqjen.

Ndërkohë, zgjedhjet fillimisht u mendua se do mbaheshin në datën 30 qershor, ditë kur do të zhvillohej raundi i dytë i zgjedhjeve vendore dhe lokale, por janë shtyrë me një javë.

Së fundi qeveria greke ka vendosur datën 7 korrik, si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në fakt, arsyeja e shtyrjes së datës së zgjedhjeve për në 7 korrik, është se më 30 qershor në Greqi do të zhvillohet provimi i maturantëve që kërkojnë të futen në universitet, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzannakopuolos.

Mandati aktual i qeverisë Tsipras përfundonte në tetor, por humbja në zgjedhjet e Parlamentit Evropian bëri që Kryeministri grek të kërkonte shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Holanda dhe Britania hapin votimet për Parlamentin Europian

Britania dhe Holanda janë shtetet e para që i drejtohen kutive zgjedhore në Parlamentin Europian. Zgjedhjet do të zgjasin 4 ditë, ku do të përcaktohen udhëhqësit e PE për 5 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet filluan ditën e enjte dhe do të mbyllen të dielën, duke pasuar me votimin e 28 shteteve anëtare të BE, ndërsa në mbrëmje do të publikohen rezultatet e votimit.

Britani mori pjesë në këto zgjedhje europiane, ndërkohë që është në debate të ashpra brenda vendit lidhur me marrëveshjen e BREXIT.

Anketat paraprake flasin për rritje të forcave mbështetëse ndaj nacionalistëve dhe populistëve, të cilët dëshirojnë të frenojnë fuqitë e BE-së. Ndërsa fuqitë tradicionale si Franca dhe Gjermania këmbëngulin se uniteti është gjëja më e mirë për interesat ekonomikë dhe të sigurisë për BE.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar më herët se sfida është “të mos i nënshtrohemi një koalicioni shkatërrimi dhe shpërbërjeje”, që do të shkatërrojë unitetin e BE të ndërtuar prej 6 dekadave.

Skip to toolbar