Cakaj: Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, gënjeshtër

Ministri i Jashtëm në detyre, Gent Cakaj ka hedhur poshtë lajmet se futbollistëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike. Cakaj përmes një twitteri ka deklaruar se këto lajme janë një gënjeshtër e madh dhe një lajm i shpërndarë në hava.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”- shkruan Cakaj në twitter.

Me një vendim të 12 qershorit 2019, Këshilli i Ministrave miratoi kritere të reja për dhënien dhe mbajtjen e pasaportave diplomatike. Vendimi i ndërmarrë me nismën e ministrit Cakaj, ndryshon kategoritë e personave që kanë të drejtë të pajisen dhe të mbajnë pasaportë diplomatike. Nga lista e re që ka hyrë në fuqi janë hequr edhe kryetarët e partive politike apo ish ministrat, por duket se lajmi nuk është i vërtet për futbollistët e kombëtares.

Pasaportat drejt skadimit, nuk lejohet të dilni jashtë shtetit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u ka bërë apel qytetarëve që të aplikojnë për karta të reja identiteti si dhe të rinovojnë pasaportat që i kanë drejt skadimit pasi nuk do lejohen të dalin jashtë shtetit.

Ai tha se nga muaji tetor, nëse dikujt që i skadon pasaporta në dhjetor, nuk do mund të udhëtojë pa pasur me vete një dokument që vërteton se ka aplikuar për një pasaportë të re

“Janë mbi 1 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët mbarojnë afatin e vlefshmërisë këtë vit. Dhe është me rëndësi të madhe që qytetarët të shfrytëzojnë kohën për të aplikuar, sa nuk është vonë për të mos e lënë që në fund të vitit të mblidhen e të shtohen radhët dhe të krijojmë situata të panevojshme. Për fat të keq konstatojmë që ende flukset e aplikimit nuk janë ato që duhet, sepse ne përgjithësisht ne tentojmë t’i lëmë gjërat për në sekondën e fundit. Por gjej rastin edhe njëherë t’i ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike, ende sa ka kohë, sa sportelet janë të lira për arsye se shumë shpejt ne do të ndërmarrim masa shtesë që do të thotë, ne do t’i kushtëzojmë përdorimin e dokumenteve aktualë, megjithëse janë ende në fuqi, me aplikimin.

Do të thotë që në një periudhë të caktuar, e cila do të shpallet, besoj nga muaji tetor, nëse dikush do të tentojë të udhëtojë jashtë shtetit me një pasaportë, të cilës i mbaron afati në dhjetor, nuk do të mund të udhëtojë pa pasur bashkë me pasaportën që skadon, edhe një dokument që vërteton që ai e ka bërë aplikimin për pasaportën e re. Po kështu shërbimet që lidhen me kartën e identitetit, nuk do të ofrohen nëse karta nuk shoqërohet me një dokument që provon se qytetari e ka bërë aplikimin për të renë. E gjitha kjo bëhet për t’i kujtuar qytetarët që 31 dhjetori është afati i fundit, por nuk mund të prodhohen të gjitha kartat në datën 31 dhjetor! Do të duhet që gjithë kjo kohë, përpara datës 31 dhjetor të shfrytëzohet nga çdo qytetar në mënyrë që të evitojmë radhët, stresin dhe të gjitha problemet që lidhen me këtë çështje”, është shprehur Lleshaj.

Cakaj: Deputetët pa mandat të dorëzojnë pasaportat diplomatike

Të gjithë deputetët që kanë dorëzuar mandatin, por edhe gjyqtarët që nuk kanë kaluar vettingun do të duhet të dorëzojnë pasaportat diplomatike, ndryshe ato do të bllokohen. Kështu është shprehur sot në një deklaratë për mediat ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili tha se në Shqipëri në shkelje të hapur me ligjin, 350 persona kanë pasaportë diplomatike, mes tyre dhe shoferë.

“Sot në Shqipëria ka më tepër te 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike, që nga gjykatës që nuk e kanë kaluar procesin e vettingut e deputetë pa mandat. I ftoj të dorëzojnë pasaportat e tyre diplomatike sepse do t’i bllokohen menjëherë.

Kërkoj abrogimin e VKM që i jep pasaportë diplomatike individëve deri tek shoferët.

Plani është gati dhe është në përputhje me standardet europiane.  Ashtu si pesha e pasaportës diplomatike të vendit do restaurohet, edhe pesha e pasaportës së Republikës së Shqipërisë do fuqizohet”, tha Cakaj.

Skip to toolbar