Pengmarrja në Kamëz, vëllezërit e pengut, të dënuar për drogë

Pistat e policisë për pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak Prenga në Kamëz janë fokusuar në problemet që ai mund të ketë pasur gjatë kohës që ka qenë emigrant në Greqi apo në lidhje me konfliktet e vëllezërve të tij, të cilët ndodhen në burg në Angli për trafikim të lëndëve narkotike.

Edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga pengmarrja, policia nuk ka ende asnjë të dhënë, ndërsa një ditë më parë u gjet një makinë e djegur “Range Rover” ngjyrë e bardhë në rrethinat e Durrësit, që dyshohet se ka qenë e autorëve të grabitësve.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamëz, teksa shkonte të kujdesej për to.

Familjarët e 49-vjeçarit kanë deklaruar se Prenga nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk kanë dhënë detaje apo dyshime nëse rrëmbimi mund të lidhet me vëllezërit e tij apo emigracionin në Greqi. 

Sipas dëshmitarëve dy persona me maska rrëmbyen 49-vjeçarin Jan Prenga duke e futur me dhunë në makinën e tyre. Kamerat e sigurisë në zonë zbuluan se autorët u larguan me një mjet tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 minuta në rrugën “London” në Kamëz, e ndërsa mjeti i dyshuar i përdorur nga autorët është fiksuar të largohet në drejtim të Fushë-Krujës.

Por vetëm pak orë më vonë, burime pranë grupit hetimor sqaruan se pikërisht ky mjet u gjet i djegur në rrethinat e Durrësit. Për policisë rrëmbimi i 49-vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.

E morën peng dhe i kërkuan 10 mijë euro familjarëve, pranga 5 pengmarrësve

5 persona janë arrestuar pasi kanë marrë peng prej disa ditësh një 31-vjeçar. Policia e Tiranës pas marrjes së informacioneve se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë ka kërkuar ndihmën e policisë greke. Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë greke kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Korinthi”, kanë bërë të mundur lirimin e pengut, shtetasit me iniciale J.T, 31 vjeç, banues në Tiranës dhe kanë vënë në pranga 5 persona, një i arrestuar në Tiranë dhe 4 në Greqi.

Po si ndodhi ngjarja?

Pas një hetimi disaditor, Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen e personit të marrë peng dhe pengmarrësve. Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh.N., 49 vjeç, H.M., 35 vjeçe, B.M., 41 vjeç, M.M., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu policia e Tiranës arrestoi shtetasin L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, si bashkëpunëtor i pengmarrësve. Ka qenë pikërisht L.P i cili është paraqitur tek vëllai i pengut dhe i ka kërkuar shumën prej 10 mijë eurove në mënyrë që të linin të lirë pengun J.T. në të kundërt ata kishin kërcënuar se do ta vrisnin. Shtetasi J. T. është marrë peng në stacionin e autobuzist në Lutraki, Korinthia nga shtetasi Xh. N. 49 vjeç. Pas dhunimit ato i kanë kërkuar prej 10 mijë euro për ta lënë të lirë ose do ta vrisnin.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

Policia e ShtetitOperacion policor ndërkombëtar mes Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit të Policisë Kriminale në P.SH dhe Policisë greke, me ndërmjetësimin e Interpol TiranaFinalizohet operacioni policor i koduar ”Korinthos", iniciuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Arrestohen 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, nga këta 1 i arrestuar në Shqipëri dhe 4 në Greqi.Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacionit në kohë reale Policisë greke me adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.Pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve.Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T., banues në Tiranë.Po në vijim të operacionit Policia e Tiranës bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, (bashkëpunëtor)Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 26. August 2019
Skip to toolbar