Spiunin e Bild do e gjejnë prokurorët e Elbasanit, Krimet e Rënda moskompetencë

Hetimi i audiopërgjimeve për dosjen ‘339’ dhe ‘184’, të cilat u publikuan në gazetën gjermane Bild, ka përfunduar në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas një lajmi publikuar nga ‘Report.tv’, mësohet se shkak për këtë transferim të dosjes së hetimit nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është bërë ‘konflikti i interesit’ që ka ky organ akuze. Prokurorja Donika Prela ka vendosur që të shpallë moskompetencë për hetimin e kësaj dosje, duke argumentuar se ka konflikt interesi, pasi dyshohet se audipërgjimet kanë dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka pasur dhe ka në hetim dy dosjet hetimore për blerjen e votave në Durrës dhe Dibër. Kështu, dosja e hetimore për “Publikimin e sekretit hetimor”, pra të audiopërgjimeve të publikuar nga Bild, i kalon Prokurorisë së Elbasanit.

Ky vendim i Donika Prelës ka ardhur me qëllim që të shmanget çdo dyshim mbi objektin e hetimit. Tashmë do të jenë prokurorët e Elbasanit, ata që do të hedhin dritë mbi gjetjen e “spiunit” që çojë përgjimet te Bild. Mazhoranca ka akuzuar opozitën se i dërgoi pikërisht ajo përgjimet te gazeta gjermane, por opozita e ka rrëzuar këtë akuzë. Megjithatë, në një nga emisionet në “Real Story”, ish-deputetit dhe ministri i PD-së, Arben Imami, u shpreh se opozita ka pasur dijeni, madje i ka pasur të zbardhura përgjimet e Durrësit që në vitin 2017. Gjithashtu, në një tjetër emision të “Real Story”, gazetari Aratan Hoxha, ngriti dyshime se përgjime te gazeta gjermane Bild, janë dërguar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe jo nga prokurorët që kanë pasur dosjen nën hetim.

Ndërkohë, për çështjen në fjalë, Kryeministri Edi Rama ka hapur një proces gjyqësor në Gjermani ndaj gazetarit të Bild, Peter Tiede, për publikimin e ktyre përgjimeve. Në audipërgjimet e publikuara nga Bild, dëgjoheshin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në Durrës dhe Tiranë, që flisnin me persona të ndryshëm nga drejtues të degëve lokale të PS tek persona me precedentë kriminal, duke krijuar indicie për blerje të votave në këto zona. Megjithatë, për të dyja dosjet hetimet vijojnë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa mazhoranca ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të ketë rezultate dhe të vihen para drejtësisë, qoftë ata që kanë nxjerr sekretin hetimor, por edhe ata, nëse ka, persona që mund të jenë përfshirë në blerjen e votave.

Imer Lala në fokusin e përgjimeve të BILD, nga kartat e identitetit tek biseda me Gjiknurin

Gazeta Gjerman Bild, publikoi mbrëmjen e së mërkurës, 10 audio-përgjime të reja që i përkasin “dosjes  184”.  Kjo dosje njihet ndryshe edhe si dosja e përgjimeve për shit-blerjen  e votave në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër.

Disa nga audio-përgjimet janë të fokusuara tek Imer Lala në bashkëbisedime të ndryshme  me persona të paidentifikuar dhe në një bisedë me Damian Gjiknurin, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë.  Ja disa nga audio-përgjimet e publikuara.

Imer Lala, i cili cilësohet nga BIld si bosi i krimit, dhe nipi i tij Elio flasin për një video te publikuar ne një emision investigativ ku flitet për njerëz me lekë nëpër duar. Sipas BIlD këto video tregojnë shit-blerjen e votës. Elio tha se është nxjerrë një video e Nehatit me lekë në duar dhe mendon se ka edhe video të tjera, ndërsa Imer Lala ja kthen se ato video nuk quhen provë. Nehat Rama është vëllai i Muharrem Ramës, kandidatit socialist për kryetar komune në Dibër.

Biseda e plotë

Elio: Hë mo xhaxha
Imer Lala: Hë mo xhaxha
Elio Lala: A po pushon?
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo, të mora në telefon se thashë të të pyesja për Adrmit Trukin, sepse dje ke fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të nxjerrin një video tjetër me lekë nëpër duar
Imer Lala: ëhë
Elio Lala: Edhe thashë ta pyesja, a vepron policia, ose çfarë bën pas video
Imer Lala: Kur e ke takuar një herë?
Elio Lala: E takova, fola, se ja mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kshu tha dhe ai, mos e rr*aj k*rin
Imer Lala: Mirë hajd
Elio Lala: Qenke lodhur
Imer Lala: Jam dërrmuar, po më dhemb këtu mo Elio, në fund të shpinës nga krahu i djathtë, kocka.
Elio Lala: Po a pive, ndonjë nga ato, advil? Pi nja dy?
Imer Lala: Do jap prap Fiksio video ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër…nuk kuptohet
Imer Lala: Ça ishte ky mamuni?
Elio Lala: Nga Sohdollmi, ishte i infiltruar, ishte i përgatitur. Ta mendosh që sot kanë ardhur ato të Fiksit, e ndoqa deri në qoshe, s’e kapa dot
Imer Lala: Erdhën ato të Fiksit ë?
Elio Lala: Po, erdhën dhe e morën me një Benz të zi

Imer Lala bisedon me një person të paidentifikuar , i cili i thotë se disa persona nuk kanë votuar ashtu siç thanë. Personi i paidentifikuar i thotë Imer Lalës se kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Sherefedin Shehun, i cili është kandidat i PD për Dibrën në zgjedhjet lokale në këtë qark. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për t’i thënë disa fjalë.

Personi: O shef si të kam
Imer Lala: Mirë
Personi: A je mirë
Imer Lala: Mirë si je ti?
Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Serefedin Shehun
Imer Lala: Jo nuk është e vërtetë
Personi: Ore, e verifikova tani, para 20 minutash
Imer Lala: O ja q… robt e shpisë
Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kane qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.
Imer Lala: Edhe çuni i vet ë?
Personi: Po
Imer Lala: Ja do ta mërrë në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen, a jo? Më tha dhe Hasan Begu diç, shife njëherë atë m… tha.
Personi: E verifikova tani, para 20 minutash
Imer Lala: O ja q… motrat
Personi: Hajde mos e vrit mendjen, po ta thashë ta dije

Imer Lala flet me një person të panjohur, i cili e njofton se dikush me emrin Basri Veseli nuk ka marrë gjë dhe e pyet nëse i kanë dhënë ndonjë kafe.  Lala i përgjigjet se i ka mbaruar ato punë. Gjithashtu në fund të bisedës thuhet se disa persona janë rrahur nga ato me kapuça të Flamur Nokës.

Imer Lala: Hej Ardi,
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Imer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli
Imer Lala: Basri Veseli, po
I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë 
Imer Lala: Si s’ka kurrgjo
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë 
Imer Lala: Po leri ato bq…
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Imer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh
Imer Lala: Huh?
I panjohur:  Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Imer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur:   Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej. 
Imer Lala: E po e shof në televizor 
I panjohur:  Ishin nja 4 a 5

Edhe në përgjimin numër 8 të publikuar nga Bild, shfaqet përsëri Imer Lala që flet me një person me numër të paidentifikuar, ku përmendet emri i një tjetër personi, Shefki Xhura për t’i kthyer kartën e identitetit. BILD e cilëson mbledhja e kartave të identitetit si një nga mënyrat se si vidhej vota në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër.

0682300268: Vlla
Imer Lala:    Çarë bëre
0682300268: Sefki Xhura, a t’ia jap ato kartat apo mos t’ia jap. 
Imer Lala:     Jepja, jepja ..
0682300268: Qe, ok
Imer Lala:      Është kunati dhe gruaja se ai nuk është vetë 
0682300268: Mirë, (Nuk kuptohet) T’ja jap kartën se jam kam mbajtur
Imer Lala:      Jepja, jepja
0682300268: Kam mbaruar punë me të unë, po a ti jap kartën them. 
Imer Lala:       Jepjaaa!

Në përgjimin numër 9 dëgjohet një bisedë e Imer Lalës me  Damian Gjiknurin, ku  lënë një takim mes tyre, për të pirë kafe me njerëzit që e kanë lënë.

Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala:  Po e pimë kafen thashë po kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e …(e paqartë).
Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot
Imer Lala:  Eee. Mos u vono të lutem.

Në bisedën numër 10 është përsëri Imer Lala, që bisedon me bashkëshorten, vajzën dhe një person të tretë!

Biseda 1

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?
Grua: Po mirë mo je.
Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.
Grua: E kam karikuar pa merak.
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Jam do jem atje
Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.
Grua: Në rregull, hajd

Biseda 2

Vajza: Ku je? Përveçse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë
Vajza: Eh, kuptoj
Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.
I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë.  Ju çfarë bëni
Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola
Imer Lala: Isha me Qifin më parë
I panjohur: Uhuh
Imer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë
I panjohur: Unë?
Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot

Përgjimet, Balla: PD i ka prej 2 vitesh, familjarët e Bashës ja dorëzuan Bild

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla bëri një deklaratë të fortë nga emisioni Real Story, ku tha se Lulzim Basha i dispononte këto audio-përgjime një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Dibër në 2016. Madje ai tha se kanë qenë vetë familjarët e Lulzim Bashës që kanë bërë transportimin e tyre tek gazetari i Bild.

Real Story – Live

Gepostet von RealStory.al am Montag, 17. Juni 2019

Partia Demokratike i dispononte këto audio-përgjime një ditë pas zgjedhjeve në Dibër. Pra i ka prej 2 vitesh e 7 muaj në dorë. Pse nuk e ankimoi në gjykatë që atëherë? Madje e them me bindje se gazetari i  Bild i ka marrë nga vetë PD-ja. Kanë qenë familjarë të Lulzim Bashës që kanë bërë transportimin e tyre.”-  tha Balla

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Balla shtoi se nëse ato video do të përbënin një provë Basha do t’i kishte animuar në gjykatë që atë ditë kur i mori. “Nuk ka prova në ato audi-përgjime, por ka copëza të marra dhe të ndërtuara një telenovelë me to. Po të kishte prova në përgjime do e kishin rrëzuar procesin zgjedhor në Dibër që një ditë pas zgjedhjeve.”

Përgjimet e Bild, Basha: Prova se qeveria erdhi nga krimi dhe dhuna

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për shtyp në lidhje me përgjimet e publikuara në Bild. Basha i ka cilësuar këto përgjime si provën më të madhe se kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet nga krimi. “Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës.”

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Në fjalën e tij Basha tha se ky rast e bëri të ndihej i trishtuar për dy arsye madhore, e para se ku kemi përfunduar si shoqëri dhe si popull, ku një votë kushton 4 mijë lekë dhe së dyti  se kriminelet dhe banditët kanë pushtuar institucionet e shteti duke dhunuar qytetarët.

“Unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull. Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë. Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë.  Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci.

Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm –  ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë.’ – tha Basha

Kryemadhi: Përgjimet e Bild, vërtetuan 100 % akuzat e opozitës

Përgjimet e publikuara nga Bild, Monika Kryemadhi i cilësoi si provën që akuzat e opozitës janë të vërteta. U provuar  vjedhja dhe manipulimi i  zgjedhjeve tha Kryemadhi gjatë mbledhjes së kryesisë së LSI. Ajo kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama duke e konsideruar atë ilegjitim. “Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumanshme është Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme. Përfshirja e krimineleve u faktua katërcipërisht. Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kërcënimet me vendin e punës për votat praktike e pisët e rilindjes. Edi Rama kurrë më nuk mund të administrojë zgjedhje.”  

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Kryemadhi tha se protestat do të vazhdoj në deri sa të sigurohet vota e lirë dhe vendi të pastrohet nga trafikantet dhe korrupsioni duke e cilësuar qëndresën e opozitës si të vetmin shpëtim përball qeverisë së krimit.

Gazeta gjermane Bild publikoi ditën e hënë 16 audio-përgjime, ku japin indicie për ndërhyrje dhe manipulim të zgjedhjeve.

Jepni mendimin tuaj, Çfarë tregojnë përgjimet e reja të BILD?

Ditën e hënë gazeta gjermane BILD publikoi një 16 audio-përgjime të reja, ku në disa prej tyre flitej edhe me shifra për shit-blerjen e votës. Prokuroria ka kërkuar që të hetohet mbi autenticitetin e këtyre përgjimeve të reja, ndërsa njëkohësisht ka nisur hetimet për publikimin e të dhënave sekrete që dënohet me ligj. Shprehni mendimin tuaj duke votuar në sondazhin.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Përgjimet, Pjerin Ndreu “tregon” ç`të ndodh po nuk votove PS (fluturon)

Në përgjimin nr. 11 të publikuar nga Bild këtë të hënë pasdite, një nga biesadat është ajo mes ish-deputetit socialist Pjerin Ndreu dhe Drejtorit të Drejtorisë Arismore në Dibër Drini Gjeçi. Ndreu i thotë këtij të fundit që të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit, shtetasin Reshat Elezi dhe ti kërkojë këtij të fundit të votojë hapur për Partinë Socialiste. Në të kundërt, me ton kërcënues i tregon atij se do të largohet nga puna.  Menjëherë pas kësaj telefonate, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeçi telefonon shteasin Reshat Elezi dhe i komunikon atë që ka biseduar me deputetin Ndreu. Lexoni bisedën e plotë në të dy përgjimet.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, i thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

DËGJO KËTU AUDION

Përgjimi i dytë mes Drini Gjeçit dhe drejtorit të shkollës Reshat Elezaj:

Drejtori i shkollës: Alo, mgjes drejtor.
Drini Gjeci: Mjes, si kalove, a je mirë, ku je?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit, poshtë
Drini Gjeci: I ke marrë gjithë ato të familjes?
Drejtori i Shkollës: Të shpisë?Jo ata nuk janë t’u ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë, tani jam në radhë vetë
Drini Gjeci: Dëgjo, në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej. Sot vota jote dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen…(nuk dëgjohet audio)
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vrit mendjen për atë punë fare. Për inat, më dëgjon…fjala, janë llafe njerëzish, mos e vrit mendjen për atë punë fare, janë llafe njerëzish
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas daljes së emrit të tij në një nga përgjimet e publikuara nga Bild. Ndreu dëgjohet duke biseduar me Drejtorin e Drejtorisë Arismore në Dibër Drini Gjeçi, ku i kërkon vota për Partinë Socialiste. Në të kundërt, me ton kërcënues i tregon atij se do të largohet nga puna. Ndreu në reagimine  tij i ka cilësuar këto përgjime jo prova dhe një komuinikim normla mes tij dhe një socialisti.

“Përgjimet jane indicje por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar tu them se kominikimi im s`ka të bëjë me shit blerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është kominikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Pergjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, shkruan Ndreu.

Skip to toolbar