Reshje dhe përmbytje shkatërruese, 62 persona humbin jetën

Shirat e dendur dhe përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumenjve të Nilit të Bradhë dhe Blu kanë shkaktuar të pakën 62 viktima dhe mbi 200 mijë të evakuuar  nga banesat e tyre. Përmbytjet më të mwdha kanë prekur kryeqytetin Khartoum të Sudanit, ku deri tani janë shkatërruar të paktën 35.750 shtëpi ndërsa pjesa më e madhe e territorit ndodhet nën ujë.

Reshjet e pandërprera që kanë nisur që nga muaji korrik, kanë prekur 17 provinca të Sudanit. Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtria ndodhet në terren për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.

Sezoni i reshjeve në Sudan pritet të vazhdojë deri në fund të muajit tetor duke e vështirësuar edhe më shumë situatën.

Shira të dendur dhe përmbytje në Nepal, dhjetëra viktima

Të paktën 12 të vdekur dhe 18 persona të tjerë rezultojnë të humbur është bilanci i përmbytjeve në Nepal. Shirat musonik kanë shkaktuar rrëshqitjet të dherave dhe përmbytje të mëdha, sidomos në lindje të vendit. Sipas meteorologëve situata pritet të përkeqësohet në ditët në vazhdim, ku do të shtohet intensiteti i shirave.

Lumi Kosi ka arritur në nivelin maksimal dhe pritet nga momenti në moment të përmbytë zona të mëdha duke rrezikuar jetën e mijërave banorëve. Ky lum është një problem i madh si për Indinë ashtu edhe për Nepalin. Rastin më tragjik ai e ka shënuar në 2008 ku humbën jetën 500 persona dhe prekur më shumë se 2 milionë të tjerë.

Vlora u zgjua sot kështu

Shiu i dendur gjatë natës së mbrëmshme ka bërë që shumë rrugë të qytetit të Vlorës të përmbyten.

Siç e shikoni dhe nga fotot e mëposhtme, shumë rrugë kanë qenë të pakalueshme për shkak të përmbytjes nga uji.

Lagjja “28 Nëntori”, lagjja “Pavarësia”, “Skelë” dhe disa akse rrugore janë nën ujë.

Skip to toolbar