“Më kërko falje”, Klodiana Lala dhe Alfred Peza përplasen ne Real Story

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala është përplasur në “Real Story” me gazetarin Alfred Peza. Në një momet debati arriti kulmin, kur gazetari Peza i tha koleges së tij se ‘po sillej si e paedukatë’. Gazetarja reagoi duke i kërkuar Alfred Pezës që të kërkonte falje. Për më tepër ndiqni pjesë nga debati mes dy gazetarëve.

Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel. Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.

Alfred Peza: Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj.

Klodiana Lala: Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë s’kam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.

Alfred Peza: Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, ç’është kjo tani.

Klodiana Lala: Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje.

Alfred Peza: Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet e juaja ndaj meje që të kërkoj unë falje.

Skip to toolbar