Drejtoria e Burgjeve raporton se gjatë votimeve në ambientet e vuajtjes së dënimit nuk është shënuar asnjë incident dhe votimi ka vijuar normal dhe i qetë. Sipas raporti të Drejtorisë së Burgjeve totali personave të dënuar me heqje liri që kanë votuar në zgjedhjet lokale 2019 ka qenë 799 ose 37%. Të dënuarit me të drejt vote në të gjithë vendin ishin 2154 persona. Të përjashtuar nga ligji 138/2015 për të ushtruar të drejtën e votës së tyre ishin 2201persona. Ajo që vihet re është se në qytetin e Kukësi të dënuarit kanë votuar 100 %, ndërsa një pjesëmarrje të lartë ka pasur edhe në Rrogozhinë me 92 %, Lushnje me 95 %, Saranda me 93 % etj. Ja lista e plotë e pjesëmarrjes në votime në burgje në rang vendi.
Jordan Misja 34%
Mine Peza 61%
Ali Demi 79%
Kukës 100%
Tropoje 42%
Elbasan 29%
Berat 42%
Shkodër 39%
Burrel 34%
Lezhe 17%
Fushe Kruje 66%
Korçe 15%
Vlore 22%
Durrës 61%
Rrogozhine 92%
Lushnje 95%
Fier 39%
Tepelene 40%
Sarande 93%
Peqini nuk ka të regjistruar