Nga Lezha në Librazhd, aksidentet plagosin 3 persona

Dy aksidente janë shënuar gjatë pasdites të së hënës në vend, me pasojë plagosjen e 3 personave.

Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, një makinë ka përplasur një motoçikletë. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës. Shtetasi, identitete i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Një tjetër aksidentet ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Në aksident janë përfshirë një trajler dhe një makinë. Nga raportet paraprake dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte trajneri, i cili ka humbur kontrollin eh ka goditur makinën.  Fatmirësisht të plagosurit kanë marr plagë të lehta, ndërsa makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Përplasen makinat në Milot, plagosen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e në aksidenti në Milot. Dy makina janë përplasur në aksin Milot-Rrëshen, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Plagosen drejtuesit E.H.,23 vjeç dhe A.M., 49 vjeç dhe pasagjeri F.S., 46 vjeç.

Mësohet se makinat “Audi” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra tjetrën, megjithatë ende nuk dihen arsyet e aksidentit. Drejtuesi i makinës tip “Audi” që është bërë edhe shkak për aksidentin është efektiv policie në Tropojë.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

Divjakë, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë drejtuesi

Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rënd shtetasi Edmond Gjini, 50 vjeç, drejtuesi i biçikletës. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sarandë, përplasen dy makina, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë duke lënë një bilanc prej 5 të plagosurish. Dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe si rezultat njëra prej tyre ka dalë nga rruga. Një ‘Benz’-i dhe një ‘Land Rover’ kanë pasur një përplasje të fortë, ku ‘Jeep’ ka dalë 3 metra nga rruga duke përfunduar në ambientet e një biznesi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, që udhëtonin brenda këtyre dy mjeteve, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Plagosi me thikë 23-vjeçarin, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Arrestohet adoleshenti i cili plagosi me mjete prerëse mbrëmjen e të shtunës një 23-vjeçar në kryeqytet. Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit L. H.,18 vjeç.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndodhur në rrugën “Besim Alla”, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T., 23 vjeç,  duke i shkaktuar plagë të rënda. 23-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Sherr mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burg, plagosen 3 persona

Një sherr ka nisur në burgun e Chania në Kretë të Greqisë, ku janë përfshirë të burgosur shqiptarë dhe pakistanezë. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së konsumimit të ushqimit, për arsye ende të panjohura.

Nga sherri kanë mbetur të plagosur 3 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Sipas mediave greke të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, pasi ka marrë plagë të thella në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e burgut ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në sherrin masiv.

Ngjarje e rëndë, aktori sulmohet me thikë në skenë (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hong Kong, ku një aktor është qëlluar me thikë në mes të skenës. Aktori dhe producenti, Simon Yam ishte duke folur në skenën e prezantimi të një linjë të re dyqani ku ishte i ftuar dhe në moment një person është ngjitur dhe e ka qëlluar me thikë në bark. Fatmirësisht aktori është futur në operacion dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia e Hong Kongut identifikoi dhe kapi autorin, i cili është  banor vendas 53-vjeçar i mbiquajtur Chen, i diagnostikuar me skizofreninë. Autori kishte përdorur një thikë 2 cm të gjerë duke e qëlluar në bark dhe në dorë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Në video dallohet një person që hipën në skenë dhe gjuan për disa sekonda në drejtim të aktorit deri sa rojet ndërhyjnë për të kapur autorin.

Makina përplaset me trajlerin në Librazhd, dy të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë, një makinë “Range Rover” dhe një trajler, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve Nikita dhe Leta Manoku, të dy nga 60-vjeç nga Tirana, të cilët po udhëtonin me makinën “Rage Rover”.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

3 shpërthime të bombolës së gazit në një ditë, 2 të plagosur e dëme të mëdha materiale

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Drashovicë të Vlorës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të plagosur por dëme të konsiderueshme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Razi Hoxha, ndërsa kanë nisur hetimet për arsyet e shpërthimit.

Gjatë ditës së mërkurë një tjetër shpërthim i bombolës së gazit ka ndodhur në banesë në Selenicë, ku mbetën të plagosur dy persona, burrë dhe grua, fatmirësisht me plagë të lehta.

Edhe në Tiranë një tjetër rast është raportuar për rrjedhje të gazit duke shkaktuar zjarr brenda banesës. Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Ferit Xhajko’ ndërsa nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Qëllon me thikë të afërmin e tij në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një drekë familjare mes dy të afërmeve dhe familjarëve shqiptarë ka përfunduar në mënyrë tragjike. Dy shqiptar, të afërm mes tyre, kanë qenë duke drekuar në momentin që ka lindur një debat i fortë që degjeneroi deri në përdorimin e thikave. Si rezultat 45-vjeçari shqiptar, goditi tre herë më thikë 38-vjeçarin, kushëririn e gruas së tij.

38-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në tavolinën e ngrënies në momentin që nisi debati. Nuk dihet pse ka nisur debati, por autori ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.   

Skip to toolbar