Shkodër, përplasen dy makina, dy të plagosur rëndë

Dy makina përplasen kokë më kokë më njëra-tjetrën duke lënë të plagosur rëndë dy drejtuesit e tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Trush, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Të plagosurit, të identifikuar si Jetmir Bushaj dhe Arjan Lleshi, janë dërguar në spital, ku gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tiranë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Tiranë në zonën Ali Demi.

Një makinë e drejtuar nga shtetasja me iniciale D.T., ka përplasur një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij, shtetasi me iniciale A.T.

I plagosur po merr ndihmën e duhur mjekësore në spital, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Librazhd, përplasen 3 makina, një i plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku tre makina janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti raportohet se është plagosur njëri nga drejtuesit e makinave, identiteti i të cilit nuk dihet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Përplas këmbësorin, autori largohet nga vendngjarja

Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë, që është larguar nga vendngjarja. I plagosuri, rreth 60 vjeç, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjenden së tij të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Boboshticë, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Benz” është larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Përplasen dy makina në Fier, dy të plagosur rëndë

Një çift i moshuar ka mbetur i plagosur nga një aksident në aksin rrugor  Roskovec-Fier, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Marinzës’.

Në aksident është përfshirë një makinë e tipit ‘Benz’ dhe një kamion që janë përplasur kokë më kokë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë ditën e premte në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë. Gjatë një sherri me thika i plagosur ka mbetur një i ri 25 vjeç nga Tirana, i cili u dërgua menjëherë në spital, ndërsa policia njofton të shtunën se ka vënë në pranga autorin e krimit, 22 vjeçarin me inicialet E.K, banues në Tiranë.

Policia njofton se ai akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, ndërkohë që sherri është kryer për motive banale.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë nr 2, Tiranë

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me dashje të 35 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 2 në Tiranë, pas informacioneve të marra dhe kontrolleve të shumta, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë nr 2, TiranëKapet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me dashje të 35…

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 7. Juni 2019

Plagosi adoleshentin dhe u largua, arrestohet autori

Policia e Kukësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 15 vjeçari me makinë. Arrestohet shtetasi me iniciale I.H., 28 vjeç, i cili plagosi me makinë adoleshentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

15-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Krujë, konflikti i çastit çon në përdorimin e armëve, një i plagosur

Një sherr banal mes fqinjëve ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në qytetin e Krujës. Si pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Adriatik Ishmaku, 35 vjeç.

Ngjarja e rënda ka ndodhur në pranë spitalit të qytetit në rrugën e Llubanëve, ndërsa policia ka identifikuar si autorin e ngjarjes shtetasin Kastriot Alushi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.

Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, gjë që ka çuar edhe në përmbysjen e kamionit. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij, shtetasi me iniciale A.RR., 50 vjeç, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia ka nisur punën në vendngjarje për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr në një kamp emigrantësh në Bosnje, 29 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kamp emigrantësh në Bosnje-Hercegovinë, ku një zjarr ka shpërthyer papritur. Zjarri ra në një kamp që strehonte 500 emigrantë, ku 29 prej të cilëve kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Emigrantët e lënduar po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetën.

Aktualisht Bosnje-Hercegovina po përballet me një numër të lartë të emigrantëve nga Azia dhe Afrika veriore, shumë prej të cilëve kanë mbetur rrugëve, pasi qendrat e strehimit janë të tejmbushura.

Skip to toolbar