Ibsen Elezi është një nga zërat më kritikë brenda të djathtës kundër Lulzim Bashës. I ftuar në një studio televizive, Elezi ka treguar, se sipas tij, Lulzim Basha ka në plan të fundosë Partinë Demokratike. Çdo veprim i kryedemokratit, sips ish-kreut të PD Kukës, bëhet me qëllim rrënimin e kësaj force politike.
“30 qershori katastrofë për PD. E dija që në fillim, mungesa e forcës për të transformuar PD brenda, mbështetur nga doktori, e dija që do lëvizte në mënyrë kaotike. Ajo që u ndërtua në Kuvendin e fundit të PD-së u ndërtua një parti pa rregulla dhe norma, duke vazhduar gafat e mëparshme. Basha i bën me qëllim këto gabime. Tallja më e madhe me PD-në. Basha ka qëllim që të fundosë PD. Kur dorëzon mandatet, ke dy javë për të rrëzuar qeverinë, kur nuk e bën dot ik në shtëpi. 10 protestat, gafë e madhe”, tha Ibsen Elezi.
Sipas tij, kuksianët dhe të gjithë demokratët, nuk do ia falin Lulzim Bashës. Sipas Ibzen Elezit praktika e ndjekur nga Basha nuk është e besueshme për të sulmuar Ramën, dhe se nuk ka një strategji për atë që po bën.
“Kuksianët nuk do ia falin, jo vetëm Bashës, por kujtdo që i ka futur hundët në shkatërrimin e PD-së, është një kastë. Kjo gjë ka ndodh në PD do ketë një analizë, del tani Basha, lufton Ramën për gjërat që i vuan vetë. Flet për zgjedhje të lira, kur nuk i organizon dot vetë në partinë e tij. Praktika që Basha po bën në PD, është shumë e vështirë që të jesh i besueshëm për të sulmuar Ramën. Nuk ka një strategji Basha. Ai po bën show që “ja bëmë përpjekjet tona, por faji është i Edi Ramës”. Kur u thua duhet të dorëzoni mandatet, por duhet të keni planin se si duhet rrëzuar kjo qeveri”, tha Elezi.