Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite, ku po zhvillon takime në Riad.
Me anë të një postimi në Twitter, kreu i ekzekutivit shqiptar njoftoi se është takuar me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman.
Rama shprehet se me Princin arab ka diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve në sektor si; turizmi, infrastruktura dhe kultura.
“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter.