WhatsApp, opsion të ri për të mbrojtur privacinë

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, prej disa javësh, ka zhvilluar një opsion të ri që ju lejon të zgjidhni se kush mund t’ju ftojë në një chat grup. Opsionet e paraqitura për përdoruesit në të gjithë botën janë “gjithkush”, vetëm “kontaktet e mia” ose “askush”

Ky opsion i ri vjen nga WhatsApp për të mbrojtur përdoruesit e saj nga grupet e bezdisshme dhe njerëz të panjohur. Sigurisht që aktualisht të gjithë e kishin një opsion për të dalë nga grupi, por duket se WhatsApp ka marrë një hap më drastik, ku abonentët e saj mund ta vendosin atë paraprakisht.

Gjithçka që duhet të bëni është të hyni në “Settings”, pastaj “Account” dhe më pas “Privacy”. Do të ketë një hyrje të re “Grupet” dhe do të ofrojë tre opsione: lejoni “të gjithë”, vetëm “kontaktet e mia” ose “askush” për të përcaktuar se ku mund të bëheni pjesë e një grupi.

Të dhënat personale, Facebook sërish nën shënjestër

Facebook është vënë sërish nën sulmin e përdoruesve për shkelje të privatësisë së tyre. Duket se platforma më e madhe sociale Facebook do t’u kërkojë përdoruesve të rinj password-in apo fjalëkalimin e email-it të tyre për të verifikuar llogaritë e reja.

Web-faqja “Daily Beast” raporton problemin pas shumë rasteve që përdoruesit raportuan në Twitter. Përdoruesit që krijuan profilin e ri dhe u gjendën përballë një kërkese me fjalëkalim për të hyrë në postën e tyre elektronike. Sipas faqes së internetit Axios, Facebook kishte vendosur të zbatonte këtë funksion vetëm për përdoruesit që kishin përdorur një e-mail që nuk ofronte verifikim të identitetit gjatë regjistrimit, por duket se po e bën me të gjithë.

Më parë një rast tjetër i publikimi të të dhënave private sulmoi ashpër Facebook, ku u akuzua se fjalëkalime dhe të dhëna private të qindra miliona përdoruesve u bënë publike për punonjësit e rrjetit social. Një problem i zgjidhur më pas nga platforma, që shpjegoi se informacioni nuk ishte i dukshëm nga jashtë.

Duket se për Mark Zuckerberg nuk ka paqe, jo të paktën deri sa të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

Skip to toolbar