“Mos kalo në rrugën time”, prona fut në sherr kushërinjtë, një i plagosur

Prona është bërë sërish objekt konflikti mes familjarëve. Një sherr fizik mes dy kushërinjve në Tiranë, ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. Pas një konflikti, njëri nga kushërinjtë ka marrë një thikë dhe ka goditur në trup kushëririn e tij, duke e plagosur. Autori i plagosjes Rezart Hoxha pretendonte se rruga ishte ndërtuar në tokën e tij dhe kushëriri nuk duhet të kalonte aty me makinë.

I plagosuri shtetasi K. Hoxha 36-vjeç ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Rezart Hoxha, 44 vjeç, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj kushëririt të tij. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kodër Kashar në Tiranë.

Në pranga për tjetërsim pronash, ish kreu i komunës Kashar dhe 4 të tjerë

5 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave. Mes tyre është edhe ish kryetari i komunës së Kasharit Besnik Fuçia dhe ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Jurgen Memisha.

Arrestimi i tyre erdhi pas kallëzimit të bërë në prokurori nga ndërtuesi Arben Petriti. Ai kishte rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve bashkë me ndërtuesin tjetër Stefan Caushi, me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

Pas hetimeve policia ka arrestuar 5 persona. Konkretisht në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, ish-Përgjegjësit të Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushi, Vjollca Pani, Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.

Do ndërtonin pallat mbi pronën e Spitalit të Traumës, 3 të arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka dhënë urdhër për arrestimin e 3 personave që akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj dhe dy “pronarët fiktiv” Kadri Pazari dhe Arben Caci.

Dy “pronarët” kanë falsifikuara dokumentet për 25 mijë metër katror truall në Laprakë, që është pronë e Spitalit të Traumës dhe më pas ia kanë kaluar atë ndërtuesit Dritan Llanaj, për të ndërtuar në të një pallat. Biznesmeni Llanaj ka qenë i arrestuar edhe më herë nga policia për ndërtim të paligjshëm, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Meta kërkon kthimin e pronave Komunitetit Mysliman

Në një takim që zhvilloi sot me kryetarin e Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që t’i kthejë pronat bashkësive fetare dhe të garantojë kompensimin e tyre sa më parë.

Në këtë takim Presidenti Meta përgëzoi kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të kësaj bashkësie fetare, vlerësoi rolin e shquar të Komunitetit Mysliman, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare në vend me ato shtetërore në të gjitha fushat, që nga arsimi, shëndetësia, solidariteti shoqëror me më të pamundurit dhe njerëzit në nevojë.

Gjithashtu u theksua roli i jashtëzakonshëm i bashkësive fetare, në veçanti të KMSH, për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njerëzish.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë.

Skip to toolbar