I bllokuan rrugën Ramës, lirohen kryetarët e degëve të PD

Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy kryetarët e degëve të PD-së në Librazhd dhe Përrenjas dhe dy militantët nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. 4 protestuesit u arrestuan pasi goditën eskortën e kryeministrit Rama në tentativë për t’i bllokuar rrugën për mitingun që kishte programuar në Librazhd.

Më herët gjykata e Durrësit kishte vendosur burg për protestuesit, ndërsa gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë me detyrim paraqitje.

Apeli ka lënë të lirë kreun e degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e degës së PD Përrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy protestuesit Bujar Kojku dhe Dash Boja.

Goditën eskortën e Ramës në Korçë, procedohen penalisht tre persona

Tre persona janë arrestuar dhe pritet të ndiqen penalisht nga policia e Korçës pasi, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit Rama. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku disa militantë të PD dolën në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”,  për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, i cili zhvillonte fushatën elektorale në qarkun e Korçës.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit M.H, 34 vjeç, S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Ato akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Arrestimi i tyre u bë bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Basha: Protestuesit e arrestuar, të burgosur politik

Basha, gjatë fjalës së tij për mediat, nuk la pa përmendur edhe protestuesit e arrestuar dhe të dënuar me masë “arrest me burg” nga gjykata ditën e sotme. “Ju jeni të burgosur politik të një regjimi monist” tha Basha, i cili shprehu mirënjohje për sakrificën e tyre duke thënë se gjyqtari që dha këtë masë nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

“Zemra e protestës vazhdon të jetë kryeqyteti. Dua t’i shpreh mirënjohje, sidomos rinisë. Ata e kuptojnë se kjo është një ngjarje që do të ndryshojë njëherë e mirë Shqipërinë. Vendin tonë nuk do e lëmë në dorën e një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë, ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve. Një mesazh kam edhe për ata që hynë në burg për protestat. Vëllezër dhe motra që sakrifikuat, ju jeni sot të burgosur politik të një regjimi monist. Ju siguroj se dhunuesit tuaj do vendosin përpara përgjegjësisë. Përpara drejtësisë, do të vendoset babai i nënkryetarit të FRESSH, gjyqtari që la në burg 20 protestues. Këtij gjyqtari i them se nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Ne nuk lejojmë që kjo qeveri të bëjë reformën sipas orekseve politike të saj. Pushteti absolut korrupton absolutisht.” – tha Basha

Protesta e dhunshme e 11 majit, jepet masa për 50 protestuesit

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditët e sotme masën për 50 protestuesit e arrestuar më 11 maj, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Gjykata vendosi për 20 protestuar masën “arrest me burg”, ndërsa për 11 të tjerë vendosi “arrest shtëpie”. Ndërkohë që për 19 protestues gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në protestën kombëtare të opozitës më 11 maj, pati një përshkallëzim të saj duke çuar në përdorim të dhunës dhe bombave molotov. Protestuesit i vunë flakën derës së Kryeministrisë dhe zyrave të Kuvendit, ku më pas u zhvendosën para Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku incidentet e tjera nuk munguan.

Skip to toolbar