Një masiv shkëmbor është shkëputur nga maja e malit që ndodhet mbi fshatin Mërtur të qyteti të Pukës. Nga shkëputja e masivit shkëmbor nuk ka të lënduar pasi ka ndodhur në një zonë të pabanuar, larg fshatit, por zhurma dhe tymi i krijuar kanë trembur banorët.
Shkëputja e malit ka ndodhur për shkaqe natyrore dhe në zonë nuk ka pasur tërmete dhe as kompani gurore që të shkaktonte rënien e masivit shkëmbor. Ky fakt u konfirmuar edhe nga emergjencat cilive të Kukësit, të cilat deklaruar se këto janë fenomene të zakonshme në zonë.
Fatmirësisht kjo shkëputje ka ndodhur larg qendrave të banuara dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.