Prodhonte ushqime të paligjshme, në kërkim një person

Policia e Shkodrës sekuestroi një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore në kuadër të aksionit “Fermentimi”. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, në punishten në pronësi të shtetasit me inicialet G.B., 61 vjeç, janë konstatuar produkte ushqimore të prodhuara në kundërshtim me ligjin.

Në fakt, kjo punishte ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundraligjshme, pasi ishte ndaluar prodhimi i artikujve ushqimorë që prej 28 marsit të vitit 2018. Ndërkohë shtetasi me inicialet G.B., 61 vjeç, pronari i punishtes është shpallur në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”

ShkodërOperacion policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore. Shpallet në kërkim pronari i objektit ku prodhoheshin produktet ushqimore.Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër Nr. 708, datë 15.10.2019, u zbulua aktiviteti i kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë shpallja në kërkim e shtetasit: G. B., 61 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia", pronar i firmës.Në lagjen "Skënderbeg", në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 17. Oktober 2019

Prodhonte fishekzjarrë me fuqi të madhe, bllokohet punishtja, procedohen 2 persona

Policia ka zbuluar dhe ka bllokuar një punishte në Shkodër që prodhonte në kundërshtim me ligjin, fishekzjarre të fuqisë së lartë.

Si pasojë dy persona janë procedura penalisht nga aksioni policor në Shkodër dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme të lëndëve piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie. Ndërkohe ne banesën e nje tjetri u zbulua 1 punishte artizanale.

NJOFTIMI

Procedohen penalisht 2 shtetas, sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Bllokohet 1 punishte artizanale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar