Prodhonte fishekzjarrë me fuqi të madhe, bllokohet punishtja, procedohen 2 persona

AKTUALITET


Policia ka zbuluar dhe ka bllokuar një punishte në Shkodër që prodhonte në kundërshtim me ligjin, fishekzjarre të fuqisë së lartë.

Si pasojë dy persona janë procedura penalisht nga aksioni policor në Shkodër dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme të lëndëve piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie. Ndërkohe ne banesën e nje tjetri u zbulua 1 punishte artizanale.


NJOFTIMI

Procedohen penalisht 2 shtetas, sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Bllokohet 1 punishte artizanale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar