Masakra ndaj pyjeve, 5 drejtorë e inspektorë nën hetim në Shkodër

Në vijim të operacionit të koduar “Maranaj” policia e Shkodrës ka nisur hetim penal ndaj 5 inspektorëve dhe drejtorëve të pyjeve për shpërdorim detyre.

Gjatë hetimeve u zbuluar se janë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet në qarkun e Shkodrës, ndërsa është bllokuar edhe 30 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin shoqërues. Kjo ka bërë që përveç arrestimit të abuzuesve, të nis procedimi penal edhe nga punonjësve të Inspektoratit të mjedisit dhe pyjeve. Policia ka nisur hetimin penal ndaj: Gj. Gj., 57 vjeç,  Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe, N. D., 48 vjeç  Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe, P. Gj., 61 vjeç, teknik i pyjores Malësi e Madhe, R. H., 49 vjeç, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër, A. L., 47 vjeç, Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre duke mos parandaluar rastet e abuzimit dhe prerjeve të paligjshme të pyjeve.

Zjarret në Amazonë: Pamjet filmike, shkatërrimi i parë nga lart

Pyjet gjigante në Amazonës në Brazil po digjen me një ritëm rekord gjatë ditëve të fundit.

Will Grant i BBC fluturoi mbi shtetin verior të Rondonia për të filmuar nga afër dhe për të parë me sy shkallën e dëmit, të cilin ai e përshkruan si “shqetësues”.

Mushkëritë e botës po digjen dhe me qindra e mijëra persona kanë shprehur pikëllimin e tyre, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të Hollywoodit.

Shihni videon për të parë shkallën e madhe të dëmit që kanë shkaktuar vatrat e shumta të zjarrit në Amazonë.

43 persona në pranga për ndërtim pa leje, 11 për prerje të paligjshme të pyjeve

Policia e Shtetit ka nisur një aksion kundër krimeve mjedisore duke vënë në pranga 54 shtetas, 43 prej tyre akuzohen për ndërtime pa leje dhe 11 të tjerë për prerje të paligjshme të pyjeve.

Policia njofton se krahas aksionit që është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme dhe evazionit fiskal, një tjetër aksion është ndërmarrë në mbarë vendin dhe që lidhet me krimet mjedisore.

Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

“Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka  ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve .

Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga, strukturat e Policisë së Shtetit  54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:

 43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve”, njofton policia.

Në këtë kuadër policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

Policia procedon penalisht 9 persona. Prisnin pyjet në Dibër

Policia njofton se ka proceduar penalisht 9 persona në Dibër, pasi janë gjetur duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet. Gjithashtu policia ka sekuestruar 30 m3 lëndë drusore.

Njoftimi i policisë

Dibër

Policia, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 9 raste, nga këto: 6 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste për “Prerja e paligjshme e pyjeve”

Procedohen penalisht 9 shtetas si dhe sekuestrohen rreth 30 m3 lëndë drusore.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur 9 raste.

U proceduan penalisht shtetasit:

Z. D., A. P., dhe H. K, të tre banues në Dibër,

K. P., dhe A. K., banues në Mat

A. Sh., banues në Bulqizë

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht:

A. M., banues në Mat, pasi u kap duke transportuar 6 m3 lëndë drusore, me automjetin tip kamion, pa dokumentacionin përkatës.

A. S., banues në Bulqizë, pasi në pikën e grumbullimit të subjektit të tij, u konstatuan rreth 20 m3 lëndë drusore e prerë, pa dokumentacion përkatës.

H. D., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar rreth 4 m3 lëndë drusore me automjetin tip furgon, pa dokumentacionin përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”.

Policia e Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Skip to toolbar