43 persona në pranga për ndërtim pa leje, 11 për prerje të paligjshme të pyjeve

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka nisur një aksion kundër krimeve mjedisore duke vënë në pranga 54 shtetas, 43 prej tyre akuzohen për ndërtime pa leje dhe 11 të tjerë për prerje të paligjshme të pyjeve.

Policia njofton se krahas aksionit që është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme dhe evazionit fiskal, një tjetër aksion është ndërmarrë në mbarë vendin dhe që lidhet me krimet mjedisore.


Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

“Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka  ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve .

Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga, strukturat e Policisë së Shtetit  54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:

 43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve”, njofton policia.

Në këtë kuadër policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!




Skip to toolbar