I dënuar me 4 vite burg, policia kap bullgarin në Qafë-Thanë

Një shtetas bullgar që po tentonte të futej në Shqipëri, është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës. Me anë të një komunikate për mediat, Policia e Shtetit njofton se është arretuar shtetasi me inicialet G.K., lindur  e banues në Bllagoevgrad, i cili është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari”.

“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksident i frikshëm, makinat përplasen kokë më kokë në Qafë-Thanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Qafë-Thanë ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë me targa të huaja nga Ohri i Maqedonisë dhe një makinë me targa shqiptare.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Qafë Thanë, përplasen tre makinat, tre të plagosur

Tre makina janë përfshirë në një aksident në Qafë Thanë, duke shkaktuar tre të plagosur. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Skip to toolbar