I dënuar me 4 vite burg, policia kap bullgarin në Qafë-Thanë

AKTUALITET


Një shtetas bullgar që po tentonte të futej në Shqipëri, është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës. Me anë të një komunikate për mediat, Policia e Shtetit njofton se është arretuar shtetasi me inicialet G.K., lindur  e banues në Bllagoevgrad, i cili është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari”.


“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.




Skip to toolbar