Prishtina dhe Tirana takohen të premten në Shkodër, dy qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten në Shkodër.

Lajmi u bë i ditur sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

“I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje. Për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha ajo.

Krahas këtyre qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa projekt-rregullore, në mesin e të cilave edhe ajo për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

“Platforma, mik i fortë në qeveri për pensionistët”

Këtë të mërkurë, gjatë takimit për platformën online “Bashkëqeverisja”, Kryeministri Edi Rama ka pasur në fokus pensionistët. Gjtë fjalës së tij, kreu i qeverisë është shprehur se nëse pensionistët kanë pengesa, mjafton që ata t`i drejtohen kësaj platforme, dhe do të marrin shërbimin që kërkojnë. Rama e quajti këtë platformë si një ‘mik të fortë’ për pensionistët, të cilët sipas shefit të qeverisë ende nuk marrin shërbimin që duan në të gjithë territorin.

“Nuk është ende një strukturë që reagon dhe përgjigjet në kohë reale në të gjithë tereritorin e vendin. Në shumë vende pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke ju drejtuar platformës ata i heqin këto pengesa dhe kanë një mik shumë të fortë që është drejtpërdrejt në qeveri. Thirrja ime për gjithë pensionistët që kanë probleme me pensionin është mos prisje zgjidhjen në zyra në rast se nuk ju vjen menjëherë por direkt tek Shqipëriaqëduam.al, ku janë zgjidhur të gjitha rastet”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, janë prezantuar disa raste konkrete, se si persona të ndryshëm kishin gjetur zgjidhje për problemet e tyre, pasi kishin shkruar në portalin “Shqipëriaqëduam.al”. Në këtë platformë, thonë burime zyrtare, kanë marrë zgjidhje probleme të ndryshme të qytetarëve, jo vetëm për pensionistët, por edhe për çështje të tjera administrative.

Rama kujton marrëveshjen e 2017: I provuam ministrat e PD, bënë budallallëqe në qeveri

Në bisedë me banorët e njësisë 10 në Tiranë, kryeministri kujtoi marrëveshjen e 2017 me Bashën dhe ndarjen e qeverisë me PD-në.

Ai tha se në pak muaj, ministrat e PD-së bënë gjëra të paimagjinueshme në qeveri. Ai gjithashtu tha se asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë te ketë Saliun.

“Më vjen keq, po asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun. Të gjithë ato që dolën nga ato historira ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma.

Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a e kupton, jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh”, tha kryeministri.

ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.10 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. Juni 2019

Basha mbledh aleatët dhe prezanton detyrat e qeverisë transitore

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot aleatët e Koalicionit Opozitar për të bërë publike detyrat e qeverisë transitore, që megjithë kërkesën e tij nga maxhoranca duket se s’ka për t’u pranuar.

Që në krye të fjalës Basha akuzoi kryeministrin Rama për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

“Sot vendi është në kolaps, në kolaps të demokracisë. Ndodhet në kushtet ku nuk kemi Gjykatë kushtetuese të Lartë, jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik e shoqëror. Korrupsioni ka qenë bashkë shoqërues i shëmtuar i Shqipërisë. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë nivele të mjerueshme si ato të Afrikës, 1 në 10 shqiptarë ushqehet një herë në ditë. Kjo për 2 arsye: E para kjo qeveri nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, por si produkt i bashkëpunimit me krimin e organizuar. E dyta ndryshe nga ç’parashikon ligji, këtu nuk ka asnjë instancë kontrolli legjitim, pushtet janë përqëndruar në një dorë. Institucionet janë të kapura”, tha Basha.

LIVE

LIVE – Prezantimi i platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, si detyrë kryesore e Qeverisë Tranzitore. #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 2 mai 2019

“PD ta harrojë qeverinë transitore”

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje nga Malësia e Madhe opozitës së bashkuar PD-LSI për një qeveri teknike. Rama e ka bërë të qartë se zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor dhe se nuk do të ketë asnjë qeveri teknike.

“Kanë vendosur që të mos hyjnë në zgjedhje, do donim që t’i kishim në garë se është më e bukur fitorja kur e mund tjetrin me gola jo në tavolinë, i bëmë të gjitha përpjekjet tona. Ka një gjë që ata kërkojnë dhe ne nuk ia plotësojmë dot. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë “ik ti se do vij unë”. Por unë kam marrë vota nga ju, kjo është e pamundur s’e bëjmë dot.  Ela dhe atë punë që kishe dhe tha unë ja, popull. Dhe kërkojnë njerëzit që të thyejnë murin me kokë e që të kalojë Basha. Është qesharake dhe për të ardhur keq. Shoq që shumë kush prej atyre që i shkojnë mbrapa dhe Luli dhe Monikës, këta të fundit besojnë në filxhan. Po këta të tjerët mendojnë që vërtetë do shtyhen zgjedhje dhe besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asgjë nga këto nuk do të ndodh. A jo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhje”, tha Rama.

Ndërkaq partitë e koalicionit opozitar janë zotuar se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk do të ketë një qeveri transitore.

Skip to toolbar