Rama sjell amanetin e Mihallaq Luarasit: Teatri, i pandreqshëm

Protesta e disa artistëve për të mbrojtur shembjen e teatrit vijon prej disa ditësh, por edhe kryeministri  Rama vijon me publikimin e disa prej mendimeve të artistëve më të mëdhenj dhe të vlerësuar në artin dhe kulturën shqiptare, të cilët theksojnë se pse ai teatër nuk duhet të qëndrojë më.

Rama, ka risjellë në vëmendjen e publikut,  amanetin e regjisorit të famshëm Mihallaq Luarasi, i cili pak vite para se të ndahej nga jeta deklaronte se teatri i sotëm është i pandreqshëm.

Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri – shprehet Mihallaq Luarasi

“Mihallaq Luarasi, regjizori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ‘70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u sfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar.

Mihallaq Luarasi:

Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë. Naimi i tha: “Nuk po mendon partia për një teatër të ri?”, ndërsa përgjigja e Manush Myftiut ishte: “Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë”. Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar”, thuhet në postimin e Ramës, ku citohen edhe fjalët e regjisorit Luarasi.

Rama nis ditën me shkrimin e revistës amerikane: Atraksionet e veçanta që ofron Shqipëria

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e diel me një artikull të revistës amerikane Wired për Shqipërinë dhe për bunkerët e ndërtuar gjatë regjimit komunist. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar shkrimin si një “artikull për atraksionet e veçanta që ofron Shqipëria dhe e bërë një destinacion për të mos u humbur”.

Revista shkruan se këto bunkerë u ndërtuan nga diktatori Enver Hoxha, por që nuk u përdorën kurrë dhe se pas viteve 90 një pjesë e tyre filluan të shkatërroheshin nga njerëzit.

Në shkrim theksohet se pavarësisht prishjes së tyre, një pjesë u ruajt dhe u shfrytëzua për turizmin duke i kthyer në hotele me mëngjes për turistët, në dyqane të vogla, qebaptore etj. 

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, tokat ku ishin ngritur bunkerët iu rikthyen pronarëve të tyre të dikurshëm, të cilët u përpoqën t’i shfrytëzonin sa më mirë. Ata i shndërruan në gjithçka, nga qebaptore, në salla bilardosh, siç ishte rasti i bunkerit që Hackmani pa në vitin 2001, ndërsa shërbente në Shqipëri si përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. “E dija se ishte temë e pazakontë dhe do të ishte një projekt i veçantë fotografik. Besoj se popullata vendase ka humbur mundësinë për të qenë mbrojtëse e kujtimit të atyre që kanë vuajtur nën regjimin e Enver Hoxhës, duke i mohuar vetes në të njëjtën kohë një burim të madh të ardhurash nga turizmi”, shprehet Hackman.”

Shkrimi thekson edhe kthimin e tyre ne muze nga qeveria shqiptare Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 kanë tërhequr kuriozitetin e madh për turistëve për atë periudhë të historisë së vendit.

Enver Hoxha vërtet nuk jeton më, por duket se së paku disa prej bunkerëve të tij do të jenë aty përgjithmonë”, përfundon  artikulli.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë artikull të revistës amerikane Wired për Shqipërinë dhe atraksionet e veçanta që e bëjnë…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 27. Juli 2019

Realstory e zbuloi, Kulluri: Basha mbështetet nga Soros për të luftuar kundër Ramës

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar në Report TV dokumentin e publikuar ekskluzivisht nga Realstory, ku PD i jepte porosi ish deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos flisnin për akuzat e Metës ndaj Soros. Sipas Edvin Kullurit Soros është mbështetës  i Bashës për të luftuar kundër Ramës.

“Armiqtë imagjinarë të sotshëm të Metës nuk duhen gjetur jashtë por në Shqipëri. Duhen gjetur tek kreu i PD-së. Është e qartë që Basha është i mbështetur nga Sorosi për të luftuar kundër Ramës dhe këtë e dimë, ne e dinë të gjithë. Duhet të dimë se me këtë reformë në drejtësi, do jepet një efekt në mënyrë të padiskutueshëm. Sot më shumë e duan vendin ndërkombëtarët se ne. PD ka hyrë në zgjedhje në 97 kur në gjysmën e territorit nuk vihej dot komisionerë. Basha nuk futet dot sot kur pretendon se ka më shumë se gjysmën e popullsisë me vete.

Sot DASH e drejton një administratë që nuk ka asnjë lidhje me Soros. Këtu nuk ka një përplasje mes Soros dhe opozitës. Kush do të fshihet pas Sorosit bën gabim. Por që këta që porosisin njerëzit në PD të mos flasim më për Sorosin është një mashtrim tipik i Bashës.  Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhje por vetëm të caktojë. Shanset që kushtetuesja të bjerë dakord me datën 13 janë zero. E ardhmja e PD është ulja e demokratëve në kuvendim me njëri tjetrin se si duhet nxjerrë e djathta nga ky batash dështimesh për t;i dhënë Shqipërisë një qeverisje të djathtë. Rama është duke rënë nga karrigia. Ai që e mban në karrige është Lulzim Basha. Kjo është çështja e çdo demokrati. PD duhet të marrë fatet e partisë në dorë dhe të mos shkojnë pas aventurave. PD është aset i së djathtës dhe ka pasur një raport të mirë me ndërkombëtarët. nuk duhet të zvogëlohet më shumë se kaq”, tha Kulluri.

Kulluri akuzoi hapur Bashën se me lidershipin e tij të dobët po mban në pushtet Ramën. Ai tha demokratët e vërtetë kanë nisur një aksion kundër Bashës, për të shpëtuar partinë e tyre përmes një aksioni masiv të nisur gjatë kohëve të fundit.

Realstory.al publikoi ekskluzivisht dokumentin e shpërndarë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, ku i lihej porosi e prerë ish deputetëve që të mos komentonin akuzat e Metës për Sorosin. Dokumenti vërteton “tradhtinë” e PD-së ndaj Metës. Nga njëra anë, Meta akuzon Sorosin për “deep state”, nga ana tjeter PD mbështetet nga Sorosi dhe refuzon ta pranojë Metën si negociator për zgjidhjen e krizës.

Rama: Terminali i kroçerave në Durrës, projekt i domosdoshëm për turizmin

Kryeministri Rama ka inspektuar nisjen e punimeve në Durrës për thellimin e portit të këtij qytetit. I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  Kryeministri tha se projekti i ndërtimit të terminalit të kroçerave dhe transformimi i  portit për të tërhequr më shumë turistë është një domosdoshmëri dhe  aset infrastrukturor. Projektit pritet të nis brenda vitit me ndërtimi e  terminalit modern të kroçerave dhe transformimin e platformës së kontenierëve  në një zonë portuale turistike.

 “Terminali i korçerave është i domosdoshëm. Ai e transformon komplet situatën dhe hap rrugë një projekti të jashtëzakonshëm për Durrësin, sepse ai andej, me idenë tjetër që kemi për ta nxjerrë qytetin në breg, duke ndërtuar një marinë turistike, do jetë ndryshim historik”, – tha Rama

Rama ia bën të qartë Metës e Bashës: Jeni minorancë, nuk na pengoni dot

Nga një protestë paqësore e artistëve, Teatri Kombëtar u bë ccështja e ditës e debatit politik. Kryeministri Rama ka reaguar të mërkurën në mesditë duke i kthyer përgjigje reagimit të ashpër të kreut të PD-së që u vu në krye të protestës duke zaptuar skenën e teatrit, si dhe presidentit Meta i cili vendosi t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për ta shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e teatrit kombëtar.

Kryeministri Rama shkruan në tëiiter se Basha dhe Meta janë në minorancë dhe nuk e pengojnë dot ndërtimin e teatrit të ri që është përgjegjësi e qeverisë dhe e shumicës së komunitetit të artistëve dhe shqiptarëve.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan Rama në tëiiter.

Reagimi erdhi për shkak se Basha dhe Meta rrëmbyen menjëherë protestën e artistëve duke gjetur një tjetër kauz për të sulmuar qeverinë. Pasi nuk ia dolën me bllokimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita dhe presidenti kërkojnë të bllokojnë ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Rama ndryshon kupolën e PS dhe vë kushtin parësor për t’u zgjedhur deputet

Megjithëse zgjedhjet e vitit 2021 janë gati 2 vite larg, kryetari i PS-së, Rama ka bërë ndryshime rrënjësore në kupolën drejtuese të partisë në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për fushatën e ardhshme zgjedhore.

Gjatë mbledhjes së të martës së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama ndryshoi koordinatorët drejtues nëpër qarqe të ndryshme të vendit ndërsa i vuri një kusht deputetëve për të qenë sërish në lista. Rama kërkoi prej tyre që të zbresin me këmbë në tokë dhe të takojnë çdo qytetar të zonës së tyre. Nëse duan të jenë sërish deputetë, të gjithë pa përjashtim duhet të japin rezultate konkrete.

Ndërsa nga drejtuesit e qarqeve largoi Ditmir Bushatin, Lindita Nikollën dhe Blerina Gjylamentin. Por ndërsa Nikollën dhe Gjylametin u ngarkoi detyra të reja, duket sikur Bushatin e la në hije, megjithëse ish ministri nuk shfaqi shqetësim për këtë vendim.

Kështu në Shkodër në vendin e Ditmir Bushatit vendoset kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë shkon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës, ndërsa në Tiranë largohet Blerina Gjylameti për t’i lënë vendin dyshes drejtuese Elisa Spiropali-Ervin Bushati. Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj te rinia.

Ndryshimet në tre qarqe, por edhe brenda sekretariateve, Rama i argumentoi për të pasur më shumë rezultat në të ardhmen.

Rama njoftoi se në shtator do të nisin zgjedhjet në parti dhe në Janar të 2020 do të mbahet kongresi, ndaj ai kërkoi nga strukturat hapjen e partisë, ndërsa i paralajmëroi deputetët dhe kryebashkiakët që nëse nuk do të zbresin me këmbë në tokë në bazë për të takuar njerëzit do të përjashtohen nga projekti politik i zgjedhjeve të 2021.

“Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë. Sekretare e Burimeve Njerëzor do të jetë  Nikolla. Ne vazhdojmë me regjistra të vdekur që mirë që janë me boshllëqe, por nuk i shërbejnë askujt. Këtë detyrë do ia ngarkojë Lindita Nikollit, i bindur që do të bëjë më të mirë. Ka qenë një çështje shqetësuese e Partisë Online.

Duke qenë i pari politikan që kam bërë “ciu-ciu” më takon që të ndjehem i shqetësuar që jemi shumë larg asaj që duhet të bëjmë dhe prandaj për këtë besoj që Blerina është njeriu i duhur që eksperiencën e koordinimit ta vë në dispozicion në një organizim dixhital të partisë.

Në kushtet kur Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do marrë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Rinisë Gent Cakës dhe nëse nuk kam harruar ndonjë, pjesa tjetër e sekretariatit do të mbetet siç është, vetëm kur organizimi do të bëhet edhe nga Arbeni”, deklaroi Rama në Asamble.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të PS-së

Valdrin Pjetri-koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit

Sandër Lleshaj-koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati-koordinator në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin

Arben Pëllumbi-sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla-sekretare për burime njerëzore në PS

Ilir Beqja-sekretar per koordinimin e punes se keshillave

Norvegjia kërkon artin e Ramës

Muzeu i Punimeve me Kobalt, në Norvegji, ka kërkuar të ketë vepra të kryeministrit Edi Rama, për një ekspozitë që do të organizojë në 2020. Arti i tij do të vendoset përkrah veprave të tjera të pikturuara nga drejtues shteti, si Uinston Çërçill dhe presidenti amerikan, Duajt Ajzenhauer. Muzeu i Veprave me Kobalt ndodhet në një zonë historike të Oslos. Mesatarisht pret rreth 170 mijë vizitorë në sezon. Në 50 vite përvojë me kurime dhe organizime të ekspozitave të rëndësishme, aty janë shfaqur veprat e mjeshtërave më të mëdhenj nordikë të pikturës, si Edvard Munsh, Vilhelm Hamershoi, Helenë Shjerfbek. Në vitin 2018 u vlerësua me çmimin “Muzeu i Vitit”.

Ekspozita e fundit e Kryeministrit ka qenë në Berlin, në janar të këtij viti. Artistë, gazetarë, kritikë arti apo miq I kanë përcaktuar hapësirat e ekspozimit të tij njëlloj sikur të hysh në kokën e artistit. Pak a shumë në shqetësimin e tij krijues. Me tapete murale të mbushur plot me vizatimet e tij shumë ngjyrëshe përgjatë rutinës ditore.

Vizatime mbi letra të llojllojshme, si një mënyrë për të prodhuar art duke e shndërruar hapësirën e punës në muzeun e tij. Skulptura qeramike në forma abstrakte, me dritë dhe detaje të shumta ngjyrash në to, si një përkthim tridimensional I vizatimeve të tij. Duke I dhënë nëpërmjet këtyre elementëve autenticitetin dhe stilin e tij unik. Ekspozitat e tij vetjake janë pasqyruar në mediat e huaja me artikuj dashamirës.

Shpesh mediat e kanë kthyer kokën nga e shkuara, Edi Rama, kryebashkiak, ku me ngjyrosjen e godinave komuniste, qyteti dukej më I ri. Vetë ai është shprehur që ky më shumë ka qenë një akt politik, se sa artistik. Njëlloj terapie përmes të bukurës. Ndërsa po ashtu ka thënë se politika me çmendurinë e saj mund ta bëjë artin edhe më të mirë. Megjithëse ato janë botë të ndryshme ai ka ditur të bashkojë mes tyre.

Edi Rama ka çelur ekspozita në galeritë më prestigjoze në shumë shtete të botës, si dhe në Bienalen e Venecias. /Lexo.al

Asambleja e PS nis një orë me vonesë, Rama: Po flisja me Macron

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur me një orë vonë nga sa ishte parashikuar në orën 16:00. Kryeministri Rama ishte i fundit që mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ku u zhvilluar Asambleja e PS. Kjo vonesë ka pasur një justifikim të vlefshëm. Shkak për këtë është bërë një bisedë e gjatë telefonike e kryeministrit Rama me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Lajmi është bërë i ditur  nga vetë kreu i qeverisë, që në nisje të fjalës së tij.

“Së pari iu kërkoj ndjesë, ju e dini që nuk është në natyrën time nuk është të vonohem, por isha i detyruar nga një bisedë e gjatë me presidentin e Francës”, tha Rama, i cili më pas vijoj fjalën me analizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nuk dihet për çfarë është folur kaq gjatë mes Ramës dhe Macron, por çështjet e nxehta në vendin tonë janë të shumta, që nga puna e reformës në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë, arritja e një marrëveshje me opozitën, kaosi politik në vend dhe deri tek vendimi i BE për hapjen e apo jo të negociatave me Shqipërinë, që do të merret në tetor.

Rama i prerë: I japin opozitës “veton” për reformën zgjedhore, drejtësia s’preket

Kryeministri Rama ka bërë sërish ftesën e tij drejtuar opozitës joparlamentare për të dialoguar dhe arritjen e një marrëveshje që do të sjell paqen politike për Shqipërinë dhe jo për karriget e pushtetit. Rama, me një ton të but dhe bashkëpunues, bëri thirrje që opozita të ulet dhe të diskutojë për reformën zgjedhore, madje duke thënë se i japin në dorë edhe “veton” që t’ia vendosë edhe vetë PS nëse e mendojnë të duhur, por tregon zero tolerancë për sa i përket reformës në drejtësi. Kryeministri gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, tha se reforma në drejtësi nuk preket dhe nuk bëhet pjesë e asnjë marrëveshje politike që pengon drejtësinë  të merret me këdo që mund të jetë subjekti i saj, si majtas apo djathtas qoftë.

“Patjetër që duam paqe politike për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë, kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe KE-së mbetet sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komision. Është e mirëpritur, madje ka edhe veton. Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre, ata me molotov ne u japim edhe veton që të na vënë veton ne.

Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet dhe as nuk diskutohet, vetëm mbështetet. Nuk kam disponimin minimal për asnjë marrëveshje për të ndjekurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë të merret me këdo që të jetë subjekt i drejtësisë qoftë djathtas, majtas, në këtë sallë apo kudo tjetër. Borxhi që na ka futur ku na ka futur populli në 30 Qershor nuk shlyhet dot. Qoftë ata që përfunduan aty ku e meritojnë. Ata që kanë hesape me drejtësinë qoftë edhe në këtë familje, i ka individuale dhe duhet ti trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojnë, justifikojë, tolerojë askënd që mund të ketë hesape me drejtësinë”.

Rama mbledh sot Asamblenë. Analizë për 30 qershorin dhe plani për zgjedhjet

Socialistët zhvillojnë të martën pasdite mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të nisë punimet në orën 16. Në rendin e ditës është parashikuar analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe miratimi i planit të punës që do të ndjekë PS për t’u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Një tjetër pikë të cilës socialistët i kushtojnë rëndësi të veçantë janë organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë, pra zgjedhja e krerëve të rinj të degëve të PS në rrethe dhe e sekretarëve të rinj në selinë qendrore.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur më herët se çelësi i suksesit të PS-së është që nuk kënaqen me fitoren por janë një parti që kërkon gjithmonë e më shumë dhe janë gjithmonë në proces organizimi si brenda partisë ashtu edhe jashtë saj, për të mbetur në kontakt me elektoratin.

Lidhur me kërkesën e opozitës dhe të presidentit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme kryeministri e ka thënë qartë dhe prerë se nuk do të ketë të tilla, dhe se zgjedhjet e ardhshme janë ato të vitit 2021. Që tani PS po bën përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Rendi i ditës së Asamblesë së PS-së

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.

Skip to toolbar