Rama, mesazh Bashës: Me popullin nuk luhet

Kryeministri, Edi Rama ndërsa ka hedhur votën në kutinë  e votimit në fshatin e Surrelit në Tiranë ka dhënë një mesazh për kundërshtarin e tij politik, por edhe për presidentin Meta të cilët kanë vendosur të mos i njohin dhe t’i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryeministri Rama tha për gazetarët se këto zgjedhje janë një mësim historik për të gjithë se me popullin dhe me sovranitetin e tij nuk luhet.

“Sot është herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve sesa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Unë besoj se kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush premton t’ia marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër, veçse fundit me dështim dhe me turp.

Sot është e rëndësishme që çdo qytetar i këtij vendi të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Prandaj thashë historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë ku jetojnë të gjithë fëmijët tanë. Unë jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike dhe nga asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin e madh kombëtar”, tha Rama i cili nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve se cili është ndryshimi sot me votimet në komunizëm. Por theksoi se rruga nuk i zihet askujt që është në të drejtën e vet.

ERTV Live😊: SURREL #UnëVotoj #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 30. Juni 2019

Video, Rama provokon PD-në me Niçen

Video e publikuar nga Kryeministri Rama mëngjesin e kësaj të diele duket si provokim për PD-në, duke u nisur nga fakti se gjithë fushata e opozitës gjatë 5 muajve të fundit ishte e bazuar tek përgjimet dhe tek personazhi i Niçes.

Rama ka hedhur në instagram një video të Zahos që ushqen lepurin.  Në një moment Zaho i thërret të atit “O babush, shikoje Niçen”.

I vogli shfaqet duke luajtur me një lepur të cilit i ka vënë emrin Niçe. Me siguri të sugjeruar nga Rama.

Niçja është pseudonimi i Altin Avdylajt një prej personave të arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë operacionit “Vol-vo 4”. Ai doli në përgjimet e publikuara nga BILD teksa bisedonte me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Bëhet fjalë për një përgjim të datës 20 shkurt të vitit 2017. Në këto përgjime dëgjojet Vangjush Dako, teksa komunikon me Altin Avdylin (Niçja), dhe i premton se do t’i zgjidhë diçka, prandaj nuk duhet të merakoset.

Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta. Në dy episodet e përgjimeve të publikuara biseda mësohet se ka ndodhur para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Duke qenë se biseda kryhet dy ditë pas zgjedhjeve, krijohen dyshime se bëhej fjalë pikërisht për to.  Përgjimet me Niçen dhe të tjera biseda të eksponentëve të PS-së me familjen Avdylaj kanë qenë shtylla e akuzave të PD-së dhe e protestave të saj kundër qeverisë dhe zhvillimit të zgjedhjeve.

View this post on Instagram

😍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Rama në Real Story: Shkarkimi i Metës pa kthim

Kryeministri Rama është shprehur i vendosur që të vazhdojë me procesin e shkarkimit të presidentit Meta. I pyetur drejtpërdrejtë nga gazetari Sokol Balla në Real Story: A do të vazhdoni me procesin e shkarkimit të presidentit Meta? Rama u shpreh: “Për sa na takon ne, nuk diskutohet.”

Rama tha se ky proces do të vijojë deri në fund duke e votuar në parlament dhe më pas i takon vendimi Gjykatës Kushtetuese.

Ne do ta çojmë deri në fund procedurën e nisur për shkarkimin e Ilir Metës. Do ta votojmë në Parlament dhe më pas i takon Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur. Meta do të thirret në Komisionin Hetimor, që dhe këtu është e drejta e tij që me një dekret me vulën e Haxhi Qamilit ta shpërbëjë këtë komision. Ne do e votojmë në Parlament dhe më pas i takon Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur. Do të jetë kjo gjykatë që do të jap vendimin përfundimtar.” – tha Rama

Ndërsa në lidhje me deklaratën e Metës se ai do të jetë president deri në 2022, Rama u shpreh me ironi “ Sa data kam dëgjuar unë nga filxhani.”

RealStory, Rama: Jam gati të ulem që të hënën me PD në tavolinë

I pyetur nga gazetari Sokol Balla në Real Story a do të ketë dialog dhe marrëveshje pas 30 qershorit, Rama tha se ai është i hapur dhe çdo gjë varet nga ata. Rama tha se takimi në tavolinë  und të ndodh që të hënën, mjafton që PD të ketë ardhur në vete. “A do ketë apo jo dialog apo një marrëveshje bashkëpunimin pas 30 qershorit, kjo varet nga ata. Unë jam i hapur për çdo dialog dhe marrëveshje bashkëpunimi. Jam gati të dialogojë dhe të ulem në tavolinë që të hënën për të gjetur një rrugë për rikthimin e opozitës në parlament . Nuk kam asnjë lloj kushti apo paragjykimi. Basha mund të vijë në tavolinë dhe të thoit “Rama ik” por ta thotë në tavolinë. Nëse shoh që PD ende nuk ka ardhur në vetë do i them hajde po iki…nga tavolina.”

Kryeministri Edi Rama foli edhe për fenomenin e shit-blerjes së votës, duke thënë se ka qenë gjithmonë kështu. Por Rama mohoni se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk vjedhin vota, nuk kanë interes dhe nuk funksionon kështu. LSI dhe partitë e vogla janë tjetër gjë tha Rama në Real Story. “PS dhe PD nuk vjedhin vota, se nuk funksion. LSI dhe partitë e vogla janë tjetër gjë. Mund të ketë fenomene sporadike, tek PD apo PS, por janë të rralla. Shikoni sondazhet dhe do t’i shihni.”

Rama tha gjithashtu se populli nuk është budalla dhe gjithmonë ka votuar saktë. “Populli shqiptar është shumë i mençur dhe nuk kane votuar kurrë gabim. Nuk votoi gabim në 1991, as në 1992 dhe as në 2009. Edhe në 2009 kanë votuar shumë saktë. Kanë votuar për një barazim. Ka qenë një rezultat shumë i ngushtë.” /realstory.al

Rama në RealStory: PD nuk do marrë fund pas 30 qershorit, i duhet të reflektojë

Menjëherë pas mbarimit të fushatës elektorale në Vlorë, Kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla. Rama foli për Partinë Demokratike dhe reflektimin që ajo duhet të bëjë pas 30 qershorit.

Gjithashtu Rama nuk pranoi që këto zgjedhje të quhen monopartiake, pasi ka shumë parti të tjera që marrin pjesë, pavarësisht se në të mungon kandidati kryesor.

Kërkuan të veremosin Shqipërisë dhe  do të marrin atë që meritojnë. Nuk do zhduken si parti pas 30 qershori, të pakën jo PD, ajo do të jetë aty. Patjetër që do të dalë shumë rrënuar nga kjo histori, por duhet të reflektojë dhe riorganizohet, për t’u rikthyer si një alternativë e besueshme. E vetmja gjë që PD do përballet pas 30 qershorit është me militantët, struktura dhe demokratët e saj. Jemi në kushte ku nuk kemi kundërshtarë kryesorë në garë dhe për këtë nuk mund të fajësohemi, por këto nuk janë zgjedhje moniste pasi ka parti të tjera në garë. Për sa i takon dekreteve të Metës janë si të kohës së Haxhi Qamilit. Ato nuk janë dekrete janë një marrëzi dhe fakti që Shqipëria ka institucione sot kemi një 30 qershor që do dalim të votojmë. Nëse 30 qershori do të ishte i paligjshëm, nuk do të kishim një zë kaq të fuqishëm të SHBA dhe BE kundër opozitës dhe mbajtjes së zgjedhjeve në atë datë.” – tha Rama  /realstory.al

Bashkia Shkodër në punë të dielën, Rama: E çuditshme për një bashki që ka 4 vjet që fle gjumë

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me urdhrin e  Bashkisë Shkodër, që nxjerr punonjësit e saj në punë edhe ditën e dielë.  Rama shkruan në twitter se ky është një urdhër i pakuptimtë për të çuar në punë punonjësit në ditë pushimi, kur kjo bashki ka 4 vjet që fle gjumë.  Madje ai i drejtohet Bashës nëse ky urdhër është dhënë nga vetë ai, apo Voltana Ademi e ka dhënë me kokën e saj. Në reagim nuk kanë munguar edhe ironitë e Ramës kundrejt kryebashkiakes Ademi, duke e cilësuar si molotokratja (për shkak të dëshirës së saj për të hedhur molotov në protestat e opozitës) apo Qamile Haxhiu që është tërësisht në shkelje të ligjit me pengimin e procesit zgjedhor më 30 qershor.

“Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!” – shkruan Rama

Ky urdhër është parë si një pengesë e Voltana Ademit për të penguar punonjësit bashkiak të dalin në zgjedhje, pasi orari i punës është nga ora 07:00-19:00, i njëjtë me atë të qendrave të votimit kur janë hapur. 

Fushata, përplasja me Metën dhe Drejtësia, Edi Rama mbyll fushatën sonte në Real Story

Kryeministri, Edi Rama është të premten në mbrëmje (sonte ora 21:00) i ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus.

Një puntatë kjo krejt ndryshe nga të tjerat, për shkak se zhvillohet në qytetin e Vlorës, atje ku Partia Socialiste do të mbyllë fushatën elektorale.

Kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarit Balla, jo vetëm për fushatën krejt të paprecedentë ku PS nuk ka pasur përballë opozitën për një garë elektorale, por e ka pasur atë në një fushatë sulmi dhe akuzash.

Po kështu pritet që kryeministri të flasë për përplasjen e tij me presidentin Meta, të sqarojë çështjen e dekreteve të Metës, por edhe qëndrimin e maxhorancës, tashmë e vendosur për të shkarkuar kreun e shtetit (gjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri, pra shkarkimi i një presidenti).

Çfarë do të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese por edhe me Reformën në Drejtësi? A do të japë Shqipëria prova konkrete se Drejtësia funksionon? A do të hapen negociatat në Tetor?

Këto dhe shumë pyetje të tjera të gazetarit Balla, presin përgjigjen e kryeministrit Rama, sonte në mbrëmje në orën 21 në Vizion Plus.

Sonte ne #RealStory me Sokol Balla 🔴LIVE nga Vlora ne VIZION PLUS dhe realstory.al

Gepostet von RealStory.al am Freitag, 28. Juni 2019

Zjarr në Bushat. Meta, letër Ramës gjysmë ore më pas

Presidenti Meta i ka dërguar kryeministrit Rama një letër publike. Letra është publikuar vetëm pak minuta më vonë, pasi në media u bë publik lajmi i sulmeve të ndodhura në KZAZ numër 6 në shkollën “Ndre Mjeda” në Bushat dhe pas trazirave të ndodhura në zonën e Beratit.

Në tonin e letrës, pavarësisht në dukje me emocion, stili i presidentit Meta duket paralajmëruese dhe në fjalët e përdorura prej tij ndihet era e shprehjes “të dola borxhit’.

A është kjo një letër kërcënuese dhe paralajmëruese ndaj kryeministrit Rama për 30 qershorin?

Më poshtë letra e plotë:

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.

Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!

Rama nga Vora: Dekretet e Baba Haxhiut nuk e ndalën dot 30 qershorin

Data e re e zgjedhjeve doli, pasi nuk arrit të vriste dot 30 qershorin”. Ky ishte mesazhi që Kryemisnitri  Rama dha gjatë takimit të tij elektoral në Vorë. Kjo është një histori dramatike ku e keqja ka pushtuar institucionet dhe thyen ligjet me dekrete ka thënë Rama. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që më 30 qershor t’i japin fund njëherë e mirë politikë së keqe dhe të mbrapshtë që i ka udhëhequr prej kaq shumë vitesh.

Data e re doli sepse nuk u vra dot 30 qershori. Lajmi i ri i datës së re është se më 30 qershor ka për të pasur qetësi. Kjo punë ka vdekur. Duhet të dalin të gjithë masivisht në vota, edhe demokratët. Luli është aty, me ëndrrat e Lulit janë aty dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë përherë . Në gjithë këtë histori dramatike, që të katandisemi në zgjedhje ku ka vetëm një kandidat në shumë zona, është trishtim. Është një dhimbje që duhet kaluar me vetëdijen që e keqja ka ardhur koha me dalë, ka ardhur koha të shkulet, të refuzohet e të kalbëzohet. Kjo është arsyeja themelore pse më 30 qershor vota ka rëndësi shumë të madhe. Ka ardhur koha t’u japim një goditje kundërshtarëve të Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Nga Vora, Rama nuk ka nguruar të vijojë me ironitë e tij në drejtim të Metës dhe fallxhores (Monika Kryemadhi). Kryeministri Rama se me dekret e Metës, të nxjerra sipas kokës së tij, ai ka ringjallur edhe një herë Haxhi Qamilin, që nuk pyeste as për ndërkombëtar dhe as për ligje e Kushtetutë. Madje nuk ka hezituar që të thotë se miku i tij Doktori (Saliu) është i vetmi që e ndihmon Liken në raste paniku.

Është për të ardhur keq, por është fakt, është ngjallur Haxhi Qamili, ai tironsi i gabuar. Ai kishte një vulë e mbante me vete, shkruante greqisht kompani kafje eksport-import, por ai nuk e dinte fare çfarë shkruante e mbante vetëm për dekrete. Ky baba Xhikja, se s’duhet me i thënë më Likja, ky vulën e di çfarë shkruan, ndryshe nga Haxhiu, nuk di çfarë bën me dekretet. Ky di vulën, por nuk di dekretet. Meta vendosi ditë tjetër. Ose 21 i binte e hënë dhe të hënën nuk bëhen dot zgjedhje, ose fallxhorja e ka lexuar dyshin si dy ditë përpara ditëlindjes së Saliut. Ai po e kapi paniku, vetëm doktorin mendon. Në politikë ai është pacient i doktorit. Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor.” – tha Rama

Takimet e Metës, Rama i quan karnavale: E ka kthyer presidencën në seli opozite

Kryeministri Edi Rama i cilëson karnavale politike takimet që ka zhvilluar gjatë të enjtes presidenti Meta me përfaqësues të partive opozitare. Në një reagim në Twiiter Rama shkruan se presidenca është kthyer në një seli opozite, që po synon të mbrojë me dhunë votën e popullit nga vetë populli.

“Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike”, shkruan Rama, teksa bën thirrje që të dielën të gjithë ata do të marrin një mesazh nga shqiptarët që do të vendosin ose jo të votojnë.

“Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mosvotuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”, shkruan Kryemistri i cili refuzoi të takohej me presidentin pas ftesës së tij.

Skip to toolbar