Rebiç shpëton “djallin”, Milani afrohet me Europën

Humbja 5-0 ndaj Atalantës disa javë më parë, duket se ishte një mësim i mirë për Milanin. Pas asaj ndeshje, me ardhjen e një futbollisti si Zlatan Ibrahimoviç, Milani duket se është rikthyer aty ku i takon në kampionatin italian të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mori fitoren e tretë radhazi. Të dielën në mesditë, Milani mundi 3-2 Udinesen në një ndeshje të çmendur.

Miqtë kaluan të parët në avantazh pas një gafe të portierit Donarumma, që doli nga zona në minutën e 6 të takimit. Megjithatë, pas golit të pësuar, një realizim spektakolar i Rebiç në të 48` të pjesës së dytë vendosi shifrat në barazim për Milanin.

Hernandez me një gjuajtje spektakolare nët ë 72`, nga jashtë zone, shënoi golin e avantazhit për Milanin, por Lasanga barazoi në të 85` për Udinesen. Por në fund të sfidës, kur po luhej minuta e tretë shtesë, Rebiç mendoi të shpëtonte “djallin” duke gjetur rrjetën përsëri, që vlejti tre pikë për Milanin. Pas fitores të së dielës, skuadra e Piolit shkon 28 pikë dhe ngjitet në vendin e 8 në renditje, duke u afruar me zonë e Europës.

Skip to toolbar