Shenja plumbash në mure, gjithçka e shkatërruar dhe dëmtuar, brenda shtëpisë së 71-vjeçarit në Elbasan

Dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash. Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan, i cili u vra pas disa orës shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Gazetarja Dorjana Bezat ka qenë në këtë banesë dhe ka sjellë për “BalkanWeb” pamjet që tregojnë atë çfarë ndodhi për më shumë se 5 orë në këtë banesë, ku sipas policisë kishte dhe eksploziv.

Por ajo që bie në sy është dhe një hartë e Shqipërisë në korridorin e banesës, e cila ka mbetur e paprekur, ndonëse shenjat e ‘luftës’ së një dite më parë janë kudo të dukshme. Shtëpia e familjes që kishte 5 vjet që kishte ardhur në këtë lagje, duket tepër modeste dhe larg çdo luksi.

Në ballkon duken dhe shenjat e gjakut, çka tregon dhe vendin ku është qëlluar 71-vjeçari.

Gruaja e 71-vjeçarit që u vra nga RENEA ‘shpërthen’ në lot: Kërkojani shtetit drejtësinë. Do jepni llogari për shpifjet

E ashpër ka qenë në reagimin e saj ndaj mediave gruaja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë, ndërsa u vra 5 orë me vonë nga RENEA.

Ngjarja në fjalë që terrorizoi për orë të tëra Elbasanin ndodhi në lagjen 11 Nëntori. Floresha Zhidru ka shpërthyer në akuza ndaj mediave, pasi sipas saj kanë shpifur për ngjarjen në fjalë, ndërsa duhet ta gjejnë drejtësinë tek shteti.

“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamer. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Dje (Donte që dje të vinte media) Do jepni llogari për ato që keni shpifur Do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari! (Ngre zërin)”, tha gruaja e revoltuar. Më poshtë ‘BalkanWeb’ sjell videon, e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, ku dëgjohet gruaja e viktimës.

Ekzekutimi i 71-vjecarit në Elbasan nga RENEA, flasin fqinjët: Konfliktohej me gruan, ishte problematik me të gjithë

Lefter Zhidru ka bërë rezistencë për 5 orë ndaj policisë, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërsa në fund u ekzekutua me kallashnikov nga RENEA.

Pikërisht në këtë banesë ka jetuar 71-vjeçari Zhidru, që pas një zënke më ish-bashkëshorten e tij, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe ka plagosur dy kalimtarë të rastësishëm.

Zhidru, duke qëlluar jashtë banesës, ka dëmtuar edhe automjete që ishin parkuar në rrugë.  Edhe banorët e pallatit kanë kaluar orë tmerri.

Zhidru kishte 5 vjet që jetonte në këtë apartament, ku jetonte me gruan dhe vajzën e tyre 13 vjeçe. Fqinjët thonë se zënkat mes tyre ishin përditë, kishte klimë e tensionuar në këtë familje, ndërsa shpesh herë kishte ardhur edhe policia.

71-vjeçari kishte probleme edhe me fqinjët. Ai mbante levgë dhe me të kërcënonte fqinjët, ngjarje e cila ka përfunduar në gjykatë.

“Ruajti Zoti policët që i binin derën. Ka paur sherre me të shoqen, ndërsa vajza bërtiste”, tha një fqinje.

Ngjarjet kriminale/ Policia, Shqiponjat e RENEA në terren, sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri

“Kokainë, kanabis dhe armë zjarri, si dhe ka arrestuar 9 persona dhe shpallur në kërkim 5 të tjerë” është ky bilanci i operacionit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, forcat Shqiponja, RENEA dhe FNSH, të cilët kanë zbritur në terren në disa qytete të vendit.

Plani i masave ndërmerret me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Njoftimi i policisë:

Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, prej orës 18:00 të ditës së djeshme janë ngritur 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim.

Si rezultat i kontrolleve, në qarkun e Tiranës është kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Në qarkun e Fierit është arrestuar në flagrancë S. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Është proceduar penalisht XH. G., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në qarkun e Durrësit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet një shkop metalik (armë e ftohtë). Është proceduar penalisht shtetasi K. L., pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Në qarkun e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. T., pasi iu gjetën disa doza me kokainë dhe cannabis sativa. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H. dhe K. H., pasi gjatë kontrollit u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Është kapur dhe ndaluar shtetasi L. V., i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., pasi ka qenë me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal. Është proceduar penalisht shtetasi E. H., pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë boksi.

Në qarkun e Vlorës është arrestuar në flagrancë shtetasi A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 22 fishekë. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. N., pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në qarkun e Korçës është arrestuar në flagrancë shtetasi K. Sh., pronar i një lokali, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa. Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në qarkun e Lezhës është arrestuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve. Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

Operacioni vijon./realstory.al

SPAK transferon dosjet në rrethe me blindat e RENEA

140 dosje që hetojnë korrupsionin në nivele të larta qeverisëse, grupet kriminale dhe lidhjen e krimit me politikën do të hetohen nga SPAK, puna e të cilit nisi me 8 prokurorët e parë të emëruar. Ndërsa dosjet e tjera që kanë të bëjnë me veprat penale si gjobëvënia, krimet në familje si dhe kultivimi i lëndëve narkotike do të spostohen në prokuroritë e rretheve përkatëse. Spostimi i tyre është bërë i shoqëruar me forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe në disa raste edhe me pjesëmarrjen e RENEA-s, me kërkesë të  SPAK, që i është drejtuar Policisë së Shtetit duke kërkuar asistencën e uniformave blu për të bërë transportimin e dosjeve nga kjo godinë, drejt prokurorive të rretheve.

RENEA ka asistuar në transportimin e dosjeve nga godina e SPAK në prokuroritë e rretheve kryesisht në prokuroritë e Durrësit, Elbasanit, Vlorës e Shkodrës ku edhe numri i dosjeve dhe volumi i tyre është më i lartë. Transporti i dosjeve, hetimet e të cilave janë ende të hapura do të bëhet me mjete të blinduara, e ndërsa pjesa tjetër do të dërgohen me postë sekrete.  

Krijimi i SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar sollën shkrirjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Krime të Rënda pas 15 vitesh.

“Shpëtoni specialin”, banorët: Ra nga 200 metra, dëmtime në këmbë e brinjë

Në ndihmë të specialit të RENEA-s, i cili ra në një greminë në Theth kanë shkuar disa banorë të zonës, bashkë me një efektiv policie, një doktor dhe një punonjës të zonave të mbrojtura. Pëllumb Guri, punonjës i zonave të mbrojtura ka folur për mediat duke treguar se gjendja e efektivit Bledar Beluli është e rëndë, pasi ka rënë nga 200 metra lartësi dhe ka pësuar dëmtime të shumta, në pjesën e legenit, këmbëve, tek njëra dorë dhe tek brinjët. Sipas tij gjendja e efektivit të RENEA-s nuk është e mirë dhe duhet një ndërhyrje nga ajri për ta nxjerrë që aty, pasi ndodhen 5 orë larg çdo rruge të mundshme.

Pëllumb Guri ndër të tjera ka deklaruar se për momentin në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 10 persona mes tyre një efektiv i policisë dhe një doktor i emergjencës së Shkodrës.

Ndër të tjera, punonjësi i zonave të mbrojtura në Theth tregon se gjatë bisedave me efektivin e dëmtuar ka marrë vesh se ai kishte ngatërruar rrugën dhe kishte rrëshqitur në greminë në një moment kur ecte i vetëm në malet e Thethit.

“Gjendemi në një pjesë të alpeve të Shkodrës, në malet e Thethit. Bledari ka rënë prej 200 metrave, ka dëmtuar pjesën e legenit, të dorës, brinjët, është dëmtuar shumë rëndë. Unë jam punonjësi i zonave të mbrojtura në Theth, kam ardhur bashkë me disa banorë të zonës, ka ardhur një doktor i urgjencës së Shkodrës dhe një polic. Është terren super i vështirë. Deri tani kemi fol me gjithë ata njerëz. Na kanë thënë që do të sjellin helikopterin më pas na ka thënë se nuk ka për momentin. Jemi prej orës 8 të mëngjesit”, tha fillimisht Pëllumb Guri.

Sipas tji, Bledari ka dalë në mal dhe ka qenë vetëm. “Ka kërkuar ndihmë dhe ne kemi ardhur sipas detajeve të dhëna nga ai. Kemi zbritur me litar ndryshe është e pamundur zbritja. Kemi fol me të ka dalë thjeshtë xhiro në mal. Edhe mesa folëm nuk është i apasionuar pas malit. Ka ngatërruar rrugën. Dhe ka rënë 200 metra. Në këto momente jemi rreth 10 persona. Po mundohemi me e vendos në një barrelë. Do mundohemi ta vendosim në një terren më të butë. Jemi 5 orë larg çdo rruge makine.” Në ecje normale të mban 5 orë. Nëse ne e zbresim pa ardhur helikopteri në mund të arrijmë deri në orën 8-9 të darkës. Jemi rreth 10 persona. Erdhi edhe inspektori i zonës. Bëjmë thirrje vetëm që të vijë helikopteri. Na thonë që është nisur edhe policia e Shkodrës”, shpjegoi Guri.

U bllokuan në kanionin e Holtës, shpëtohen 4 fëmijë, mbytet një vajzë, dy persona të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit se në kanionin e Holtës kanë mbetur të bllokuar disa turistë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet. Fillimisht, forcat RENEA dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e katër fëmijëve të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar pranë grykëderdhjes së kanionit.

Më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e tre personave të tjerë, të raportuar të mbetur në brendësi të kanionit. Gjatë kërkimeve për personat e tjerë, për të cilët  policia është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt, në brendësi është gjetur trupi i pajetë i një vajze. Trupi i mbytur i vazjës është gjendur nën ujë, ndërsa identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, raporton Report Tv.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për tre personat e tjerë të zhdukur, të cilët mendohet se i përkasin moshës 20-50 vjeç. Shkak i bllokimit të turistëve në kanionin e Holtës këtë të diel, mendohet të ketë qenë rritja e prurjeve të ujit për shkak të reshjeve të fundit të shiut. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se në vendin e ngjarjes po punohet për gjetjen e personave, por terreni i thyer dhe prurjet e ujit, kanë vështirësuar kërkimet.

Skip to toolbar