U bllokuan në kanionin e Holtës, shpëtohen 4 fëmijë, mbytet një vajzë, dy persona të zhdukur

AKTUALITET


Pas marrjes së njoftimit se në kanionin e Holtës kanë mbetur të bllokuar disa turistë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet. Fillimisht, forcat RENEA dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e katër fëmijëve të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar pranë grykëderdhjes së kanionit.

Më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e tre personave të tjerë, të raportuar të mbetur në brendësi të kanionit. Gjatë kërkimeve për personat e tjerë, për të cilët  policia është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt, në brendësi është gjetur trupi i pajetë i një vajze. Trupi i mbytur i vazjës është gjendur nën ujë, ndërsa identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, raporton Report Tv.


Ndërkohë, policia vijon kërkimet për tre personat e tjerë të zhdukur, të cilët mendohet se i përkasin moshës 20-50 vjeç. Shkak i bllokimit të turistëve në kanionin e Holtës këtë të diel, mendohet të ketë qenë rritja e prurjeve të ujit për shkak të reshjeve të fundit të shiut. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se në vendin e ngjarjes po punohet për gjetjen e personave, por terreni i thyer dhe prurjet e ujit, kanë vështirësuar kërkimet.




Skip to toolbar