“Në 6 janar fillon revolucioni”. Rama: 472 shërbime do të ofrohen online

Duke nisur nga 1 janari i këtij viti, 472 shërbime që më parë duhet të aplikoje në spotelet shtetërorë, tashmë do të ofrohen duke aplikuar online. Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten këtë nismë të qeverisë. Shërbimet do të nisin të jepen nga e hëna e javës së ardhshme, por sipas kreut të qeverisë sportelet nuk do të mbyllen menjëherë.

“Në periudhën e parë, muajin e parë dhe të dytë, personat do të asistojnë sportelet. Nuk do të jetë direkt bam bam mbyllja e sportelit, që të bëhet azhornimi, si dikur biletat elektronike në aeroporte. Sot e kemi lënë pushim si ditë e ndërmjetme për ata që do të donin të pushonin pak më gjatë, edhe kështu fillojmë direkt në datën 6 janar, që është fillimi i revolucionit kundër radhëve dhe ryshfetit.

Blloku i parë është ky, i dyti në qershor, ndërsa deri në fund të 2020, 90% e shërbimeve do të jenë online. Për shqiptarët jashtë nuk do të kenë më nevojë të vijnë për pushimet dhe të qëndrojnë në radhë. Janë vetëm një numër i vogël shërbimesh që kanë nevojë ta kenë personin aty” tha ai. Por me të moshuarit si do të veprohet? “Si në rastin e platformës së bashkëqeverisjes, ose duke shkuar në një pikë shërbimi, ose duke i kërkuar ndihmë djalit, vajzës, nipit apo fqinjit”, tha Rama.

Po çfarë do të thotë të marrësh shërbime online?  Kryeministri Edi Rama sqaron se: “qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin.

Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin.  Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në e-albania.al”.

Revolucioni që po u ha kohën, bijëve të vet

Nga Mero Baze

Pesë aleatët formal të PD, janë mbledhur në Kantinën e Agron Dukës dhe i kanë kërkuar Lulzim Bashës të ulen me Edi Ramën, sipas një plani të hartuar së bashku, ku përfshihen ndryshime kushtetuese, ndryshime të kodit elektoral, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit etj. Monika Kryemadhi që ka shmangur darkën me verë mes burrash, ja ka thënë sot, thuajse të njëjtën gjë, duke u përpjekur ti heq turpin për takimin me Ramën. Të dërguarit ndërkombëtarë që vijën e ikin në Shqipëri pa vrarë shumë mendje për krizën, po ashtu po i kërkojnë opozitës të ulet në tryezë për reforma ligjore.

Kushti i vetëm i të gjithëve është që Lulzim Basha të mos ulet vetëm me Edi Ramën por bashkë me të tjerë. Situata është tragjiokomike për faktin se Lulzim Bashën po e trajtojnë të gjithë si një delikuent të papërgjegjshëm që duhet të shkoj i shoqëruar në takim me të rriturit, ndërsa vet Lulzim Basha nuk ka asgjë për të reformuar në tryezë me Edi Ramën. Ai nuk ka gjë për të shtuar në ndryshimet kushtetuese, nuk ka ndonjë ide se si mund të shpëtoj po ndryshoi përsëri ligjin e dekriminalizimit dhe mbi të gjitha ai  është dakord me Edi Ramën, lidhur sistemin elektoral, pasi është i vetmi sistem që i jep atij autoritet në parti.

Ajo që u premtoi Lulzim Basha aleatëve para se të niste revolucioni, ishte gjunjëzimi i Edi Ramës me revolucion, me djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh dhe jo mundja e Edi Ramës përmes një marrëveshje të re me të, qoftë dhe me pesë aleatët e tij dëshmitarë. Përpjekja e të gjtihëve për ti nxjerr turpin Lulzim Bashës dhe për ta ulur me Edi Ramën, është qesharake, pasi ai nuk ka problem dialogun me Edi Ramën, por mundjen e Edi Ramës. Nëse ai pranon të ulet sot në tryezë me Edi Ramën, duhet të pranojë që i ka dështuar revolucioni dhe revolucioni i dështuar ka kosto, pasi siç ka thënë dhe Berisha, lideri duhet të ketë bilanc.

Nga ana tjetër nëse Lulzim Basha duhet të ndryshojë kursin dhe të pranoj humbjen e revolucionit, ai duhet të ndryshoj dhe aleatët e tij. Këta që po i kërkojnë të ulet me Edi Ramën janë ata që i kërkuan të nis revolucioni dhe i qëndruan në krah në gjithë atë marrëzi që desh futi në luftë civile Shqipërinë. Ata që e kundërshtuan dhe nuk i shkuan pas Lulzim Bashës, janë në parlament ose jashtë tij në parti të tjera. Lulzim Basha nëse ndryshon kurs, do ti duhet së pari të ulet me ta, të pranoj që gaboi dhe të mbështesë idenë e tyre. Ulja në tryezë me Edi Ramën nënkupton rikthim në sistem dhe rikthimi në sistem bëhet duke ripranuar opozitën parlamentare, duke ja lënë asaj përfaqësimin e PD në parlament dhe duke u përpjekur të rintegrohet përmes tyre.

Pa ata, PD në zgjedhjet e ardhëshme është një parti jo parlamentare, pa asnjë deputetë dhe kryetar bashkie, pa asnjë fond nga shteti dhe pa asnjë të drejt më shumë se Bindja Demokratike e Patozit, apo ndonjë parti tjetër që mund të formojë opozita parlamentare. Ndaj historia e opozitës tanimë nuk zgjidhet nga ata që përkahën rrugën e revolucionit. Ata kanë dështuar dhe të humburit në luftë janë thjeshtë të vdekur. Rikthimi i PD në tryezë bisedimesh është lajm i mirë për PD por jo për Lulzim Bashën.

Atij do ti duhet ti hap rrugë dikujt që nuk kishte përgjegjësi për këtë greminë ku e hodhi PD dhe duhet tu kërkoj ndjesë gjithë atyre që i mallkoi si armiqë të PD, vetëm pse nuk pranuan rrugën që sot të gjithë e quajnë dështim, por Lulzim Bashën nuk guxojnë ta quajnë dështak. Në parim çdo revolucion u ha kokën bijëve të vet, kurse ky revolucioni i dështuar i PD, thjesht po u ha kohën, duke u marrë me Lulzim Bashën. Dhe kanë për ti gjetur zgjedhjet e vitit 2021, duke ju lutur të mos ketë frikë nga Edi Rama.

Lulzim Basha vazhdon “revolucionin” në… Mykonos

Ditët e fundit Lulzim Basha iu rikthye edhe një herë retorikës së parazgjedhjeve të 30 qershorit me fjalinë-temë: Rama do rrëzohet nëpërmjet revolucionit demokratik.

Ndërsa për të disatën herë u bën këtë premtim demokratëve, mesa duket Lulzim Basha edhe kësaj radhe nuk e ka seriozisht, siç edhe shpesh kanë rezultuar qëndrimet e tij politike.

Fotoja e mëposhtëme është shkrepur në avionin e linjës TiranëAthinë, ku burime për redaksinë tonë bëjnë me dije se Basha është nisur me pushime drejt Mykonos-it, një prej ishujve më të shtrenjtë në Greqi. Mesa duket Basha do e vazhdojë “revolucionin” për largimin e Ramës nga ishujt grekë. /Tema/

Skip to toolbar