Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

Një makinë tip “Toyta Yaris’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të autostradës në rrugën e Kombit.

Nga aksidenti ka mbetur e vdekur një vajzë e mitur, e cila ishte edhe e bija e drejtuesit të mjetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Gëziq, ku shtetasi G.I., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por për të miturën ka qenë tepër vonë, e cila humbi jetën menjëherë nga plagët e rënda.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Bllokohet nga trafiku Rruga e Kombit, kosovarët zbarkojnë në det

Edhe kjo fundjavë solli trafik të rënduar në Rrugën e Kombit për shkak të pushuesve të shumtë nga Kosova që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh në bregdetin e Shqipërisë.

Trafiku ka qenë i rënduar veçanërisht në orët e para të mëngjesit, ndërsa situata më problematike është paraqitur në  aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë.

Vetëm 3 ditë më herët kryeministri Rama bëri me dije se vetëm në gusht Shqipëria kapi një shifër rekord të turistëve, pasi vetëm brenda 20 ditëve të para të muajit hynë 1 milion turistë me pasaporta të huaja. Por kryeministri gjithashtu dha edhe një lajm të mirë për turistët të cilët vijnë nga Kosova dhe hasin trafik në Rrugën e Kombit. Rama tha se 7 ura do të ndërtohen së shpejti në këtë rrugë dhe se do i jepet fund vargut të makinave si dhe aksidenteve të shpeshta.

Rama godet Bashën për Rrugën e Kombit (i shpëtoi drejtësisë me procedurë)

Kryeministri Edi Rama njofton se shumë shpejt do të hapen për udhëtarët 7 ura spektakolare në Rrugën e Kombit të lënë “gjysmake” nga qeverisja e kaluar e PD-së.

Ndërsa jep njoftimin e rëndësishëm kryeministri prek një temë delikate për shkak se Rruga e Kombit mbahet si vepra më madhore e qeverisë Berisha, por që ka një njollë të zezë mbi të, siç është akuza e prokurorisë ndaj ish ministrit Lulzim Basha për vjedhjen e 230 milionë eurove, i cili arriti t’i shpëtojë drejtësisë me procedurë.

Prokuroria nisi hetimet pas publikimit të raportit nga Kontrolli i Lartë të Shtetit, i cili konstaton vjedhjen e 230 milionë eurove me firmën e Lulzim Bashës. Sipas raportit të KLSH, vjedhja e parave është bërë me fatura fiktive, me rritje të kostove në letër, me tatimin mbi të ardhurat, me pagesa për punë të pakryera.

Prokuroria hetoi mbi këtë çështje dhe duke qenë se para se të dërgonte dosjen në gjykatë, duhet të njoftonte të pandehurin Lulzim Basha, ai arriti t’i shmanget marrjes në dijeni të hetimeve, duke u shtirë si i sëmurë. Disa herë, prokuroria tentoi të vinte në dijeni Bashën, që në kohën e hetimit ishte ministër i Jashtë, por ai iu shmang, duke penguar kështu prokurorinë që të çonte dosjen në gjykatë.

Pikërisht këto akuza që nuk morën asnjëherë dënimin nga gjykata la të kuptojë të martën edhe kryeministri Rama në postimin e tij, ndërsa shkruan se Rruga e Kombit mbeti “si gjysmagjel, me një krah e me një këmbë”, duke vënë në dukje abuzimet që u bënë në këtë autostradë të rëndësishme.

 “Edhe pak…. punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama.

Me këtë, kryeministri ka gjetur një mënyrë thumbuese për t’iu përgjigjur kreut të opozitës, i cili prej disa ditësh përsërit të njëjtin refren për abuzime me fondet publike, por që duket se ka harruar abuzimin e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit, për të cilat u përgatit akuza ndaj tij që mbeti thjesht në fashikujt e prokurorisë.

EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019

Aksident në rrugën e Kombit, humb jetën një person, dy në gjendje të rëndë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e të martës në aksin rrugor Kukës-Morinë. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi me inicialet P.M, i cili ka qenë drejtues i mjetit tip ‘Opel’, që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ndërkohë, dy shtetas të tjerë që udhëtonin si pasagjerë në këtë mjet kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë”.

“Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia

Skip to toolbar