Gjykata
e Tiranës la në burg 7 personat e arrestuar në një operacion të gjerë anti-drogë,
që u zhvillua disa ditë më parë në disa qytete të vendit. Mes të arrestuarëve
ishte dhe vëllai i ish-shefit të qarkullimit rrugor në Dibër, shtetasi Pajtim
Aga. Ai, së bashku me të arrestuarit e tjerë u lanë në masën “arrest në burg”.
Konkretisht,
Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon Paulin Dodaj,
Marsida Piperi dhe Arjet Halilaj, u njohën të martën me masën e sigurisë. Ata u
arrestuan pak ditë më parë nga policia, në operacionin “Transit”, pasi kryenin
trafik të lëndëve narkotike, duke u kapur në flagrancë me 32.5 kg kanabis. Në fakt,
gjithçka u zbulua rastësisht, pasi Policia kishte nën përgjim Pajtim Agën, i
cili dyshohej për një tjetër vepër penale.
Ai
që pranoi se ishte poseduesi i drogës, ishte Shkëlzen Mazari. Megjithatë,
dyshimet janë se Aga dhe Rajta e çuan drogën në shtëpinë e Mazarit. Ndërsa nipi
i këtij shtetasi, Devis Mija mori makinën me drogë te banesa e Mazarit, por u
arrestua vetëm pas pak minutash. Ndërkohë sasia tjetër e drogës u kap në
Gjirokastër. Më 18 janar Policia e Shtetit arrestoi 7 persona dhe sekuestroi
32.5 kg lëndë narkotike “cannabis sativa” në formë çokollate gjatë operacionit
të koduar “TRANZIT”.
Shtetasit
e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në
formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet
kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.
Me
pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta
nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë
Shqipërisë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5
kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2
automjete. Pas operacionit, u pezullua nga detyra shefi i qarkullimit Dibër
Robert Aga, emri i të cilit doli edhe në përgjimet e publikuara nga Bild për
zgjedhjet në Dibër.