Shqiptarët janë të lodhur me protestat e opozitës duke dëgjuar të njëjtin refren të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe duke ndjekur të njëjtin intenerar nga Kryeministria drejt Parlamentit dhe më pas duke e mbyllur atë pranë Selisë së PD-së. Sipas sondazhit të GPF Inspiring Research shqiptarët janë pyetur: A jeni dakord me strategjitë e opozitës për të protestuar në shesh? Mbi 68 % kanë votuar se nuk janë dakord. Kjo shifër ka pësuar një rritje në përqindje, krahasuar me sondazhet e mëparshme. Ndërsa 31.4% janë dakord me protestat e opozitës, duke shënuar një ulje në krahasim me sondazhi i kaluar të 12 qershorit.