Sassuolo e “tremb”, por Inter mbetet pas Juventus

Sassuolo-Inter përfundoi me plot shtatë gola të shënuar, por në fund fitoi skuadra zikaltër. Skuadra nga Milano e nisi me gol nga tuneli sfidën e të dielës në mesditë kundër Sassuolo. Martinez gjeti rrjetën nga jashtë zone me një të djathtë të fortë, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë skuadrën e tij. Megjithatë, vendasit u kundërpërgjigjën me Berardi që shënoi nga brenda zonës në të 16`.

Por në të 38`, Inter gjeti përsëri rrjetën duke kaluar në avantazh. Këtë herë ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku, që shënoi nga brenda zonës, pasi kaloi mbrojtjen kundërshtare. Shtatlarti belg i Inter trefishoi për të tijët në minutën e 45-të. Inter fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Lukaku.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Martinez, ai që gjeti rrjetën. Në të 71`, zikaltërit fitojnë një tjetër penallti, e cila u shndërrua në gol nga Lautaro. Vendasit reagojnë dhe ngushtojnë shifrat shpejtë me Djuricic në të 74`, pas një gabimi në mbrojtje të skuadrës së Inter.

Pak minuta më vonë, Sassuolo gjen rrjetën e tretë me Boga, që bëri një akrobaci ndaj mbrojtjes mike, duke kaluar disa kundërshtarë dhe më pas portierin e Inter. Por, pavarësisht përpjekjeve, rezultati mbeti në shifrat 3-4 deri në fund të takimit, me Inter që mori tre pikët e radhës duke mbajtur vendin e dytë në Serie A me 21 pikë, ndërsa Juventus kryeson kampionatin me 22 pikë.

Ngjarje epike, tifozi kap peshk në stadiumin e ekipit të Serisë A (video)

Një ngjarje e çuditshme, si ato në filma, mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në derbin mes Reggio Audace dhe Modenas në Serinë D në Italia. Një sfidë mjaft interesante, që kishte tërhequr vëmendjen e 10 mijë tifozëve në stadiumin “Mapei Stadium”, ka prodhuar edhe një lajm shumë interesant.

Ky stadium, që ndodhet në Reggio Emilia, ku zhvilluan ndeshjet dhe ekipi i Sassuolos, që është pjesë e Serisë A, ka tërhequr vëmendjen pasi brenda tij një tifoz i skuadrës mike ka kapur peshk.

Në hendekun mes tribunës së tifozëve dhe fushës ishte krijuar një kanal i madh, që nga reshjet e shiut të ditëve të fundit ishte mbushur me ujë. Për ta bërë edhe më komike, tifozi arrin të kapë një peshk të gjallë nga kanali që ndodhej në stadium.

Në Itali kanë filluar të ngrenë alarmin për gjendjen e rënduar të stadiumeve të tyre, që pjesa më e madhe kanë shumë vite që janë ndërtuar dhe nuk është vënë më dorë.

Altro che Mapei…Qui solo Sampei!

Questo video ritrae gli ultras modenesi mentre pescano nel fossato divisorio tra la curva ospiti e il campo durante il derby Reggiana – Modena

Publiée par Mondo Ultrà sur Lundi 8 avril 2019
Skip to toolbar