Transformimi i Teatrit të Operas, Rama s`bën komente: Shihni e gjykoni vetë

Kreyministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku shihet godina e rikonstrukuar e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nga një ambient i degraduar, me një sallë aspak funksionale për koncerte, ulëse të shkatërruara dhe salla provash apo ambiente të tjera funksionale të dala jashtë përdorimit, kjo godinë po shndërrohet në një sallë moderne koncertesh. “Mirëmëngjes dhe s`po flas fare për çfarë do të shihni e gjykoni vetë, duke ju uruar një të dielë të bukur”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook në komentin e videos.

Ky është një mesazh edhe për të gjithë ata që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu, me ambiente më funksionale dhe kushte bashkëkohore për dhënien e shfaqjeve.

https://www.facebook.com/edirama.al/?epa=SEARCH_BOX

Një ditë  më parë, duke shpërndarë foto nga rikonstruksioni i godinës së TKOB, Rama shkruante: “Së shpejti Shqipëria do të ketë një Teatër të ri kombëtar të Operas dhe Baletit në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku e ku më e mirë se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës. Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjioze”.

Skip to toolbar