Si opozita e Bashës bojkotoi Kuvendin kur u miratua projektligji për Teatrin

Debati për teatrin është shumë i vjetër, gati dy-vjeçar. Pasi qeveria zbuloi projektin për të shembur teatrin dhe për të ndërtuar një të ri, u ngritën në protesta aktorë të vjetër nostalgjikë që vunë theksin në ruajtjen e godinës për shkak të vlerave historike. Por çështja u politizua shumë shpejt. Edhe atëherë opozita e rrëmbeu protestën dhe filloi të akuzonte qeverinë për projekt korruptiv që po i jepej një firme ndërtimi pa asnjë garë paraprake. Përfaqësues të qeverisë por edhe kryebashkiaku Veliaj nisën negociatat me aktorët dhe komunitetin e artistëve të cilët treguan që godina aktuale e teatrit është shumë e vjetër, e amortizuar, pa kushte minimale dhe prej të cilës shumë aktorë kanë probleme me shëndetin për shkak të mykut dhe lagështirës. Ndërkohë qeveria i kërkoi opinion BE-së në lidhje me projektligjin.

Përgjigja erdhi nga shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella. Përmes një letre dërguar qeverisë ajo sqaronte se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Në letër shkruhet se e “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare.

“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian.

Pas rekomandimit të BE-së qeveria realizoi ndryshime të tjera në ligj, duke garantuar garë të barabartë për firmat e ndërtimit që duan të marrin pjesë në projekt.

Pra projektligji përmes ndryshimeve hap garë të barbaratë e të drejtë me interesin e mbrojtjes së pronës publike. “Asnjë centimetër nuk do të tjetërsohet tek privati, do kemi teatër modern bashkëkohor me vlerë 27 mln euro”, garantuan përfaqesuesit e maxhorancës në parlament.

Madje në seancën e datës 20 shtator 2018 kur u miratuan ndryshimet në projektligjin për shembjen e Teatrit, kryeministri Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend denoncoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se kur ishte kryetar Bashkie firmosi privatizimin e Teatrit ‘Metropol’ për interesa biznesi te deputeti i tij, Astrit Veliaj. Sipas Ramës, në vend të Teatrit do ngriheshin kulla shumëkatëshe për dyqane dhe apartamente banimi. Rama publikoi edhe shkresën e Bashës për privatizimin e ‘Metropol’-it dhe letërkëmbimin me ministrin e atëhershëm të Ekonomisë, Florjon Mima.

Por ditën që zhvillohej ky debat dhe që projektligji për teatrin do të votohej në seancë, më 20 shtator 2018, Partia Demokratike e drejtuar nga Basha bojkotoi seancën për të zhvilluar një takim në Vlorë. Ashtu siç ka bërë edhe për çështje të tjera të rëndësishme, opozita në vend që të ishte në parlament dhe të jepte argumentet e saj kundër projektligjit, ajo braktisi seancën duke e lënë teatrin në dorën e maxhorancës. Ndërsa tani Basha i është rikthyer kauzës së vjetër të mbrojtjes së teatrit, duke rrëmbyer sërish një tjetër protestë, siç duket për të mbajtur ndezur frymën opozitare brenda partisë, të fikur fill pas dështimit të protestave për bllokimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./Realstory.al

Dje azilkërkues, sot deputet në Shqipëri. Betohen dy ligjvënës të rinj

Ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, seanca e sotme parlamentare. Ata janë Artemis Dralo  dhe Ervis Meço. Artemis Malo mban postin e zëvendës ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Ajo futet në Kuvend në vend të Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjiroksatrës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa Ervis Meço vjen nga listat e PD-së, për qarkun e Vlorës. Ai është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, që në zjedhjet e kaluara ishte aleate me Partinë Demokratike.

Në formularin e plotësuar prej tij bëhet e ditur se Meço ka qëndruar si azilkërkues politik në Gjermani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017, e ndërsa sot vjen në Tiranë dhe betohet si deputet.

Skip to toolbar