Dako dhe Sejdini largohen pa qejfmbetje

Në konferencën e sotme për shtyp Rama ka folur edhe për listën e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit duke theksuar se PS ka zgjedhur një ekip fituesish. Ai gjithashtu ka komentuar edhe moskandidimin e dy kryetarëve më jetëgjatë të bashkive në vend, siç është Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdini në Elbasan. Kreu i qeverisë tha se ka qenë kërkesë e tyre për t’u larguar nga gara.

“Jeni të lirë ta besoni ose jo, është kërkesë e tyre, prej kohësh, tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë. Janë konsum i madh, dhe nevoja për të sjellë energji të reja dhe për të shtyrë më tutje punën e nisur, është evidente”, tha Rama.

Kryeministri tha se ambicia e tij është që të fitohen të gjitha bashkitë në të 61 qarqet, pë rsa kohë në garë hyhet për fitore.

“Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë që them, jo i duam të 61 bashkitë. janë 61 gara pavarësisht se nuk ka garë në të 61-a, në garë shkon për të fituar. Kush është më i mirë se ne, në këtë fushë? Më të mirët nuk jemi, por kush është më i mirë se ne? Kujt t’ja besosh Shkodrën, atyre që e patën aty dhe që e qeverisin prej çerekshekulli, dhe bëni vetëm krahasimin. Gjatë qeverisjes së çerekshekulli, nuk është se Shkodra nuk ka pasur mbështetje, bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës.  I synojmë të gjitha bashkitë. Në këtë pikë e kam bindje që më e mira është për çdo komunitet që të votojë kandidatët tanë. Më e mira është për çdo demokrat në Shkodër që nuk punon në bashki dhe që nuk ka interes personal, se atyre nuk kam çfarë t’i them, se ata do ikin që aty, por të votojnë kandidatin tonë”, tha shefi i mazhorancës.

Skip to toolbar