Tensionet në Kosovë, lihen të lirë 6 serbët e arrestuar në Zubin Potok

Të gjashtë serbët e ndaluar nga forcat speciale të policisë së Kosovës të martën në Zubin Potok janë lënë të lirë, raportojnë mediat serbe.

Ata u liruan pasi gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për të urdhëruar paraburgimin.

Mediat serbe raportojnë se gjyqtarja vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme nga prokuroria për të zgjatur paraburgimin e serbëve, të cilët ishin akuzuar për korrupsion.

UNMIK më herët në një deklaratë në Tanjug konfirmoi se një pjesëtar serb i stafit të OKB-së, i cili u arrestua gjatë aksionit të policisë së Kosovës ishte liruar dhe transportuar në spital.

Tre serbë – Marko dhe Ivica Milovanoviç dhe Milos Orloviç u pritën të mërkurën në mbrëmje në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe kishin plagë të marra gjatë aksionit policor të forcave speciale të Kosovës në Zubin Potok.

Skip to toolbar