Policia Shkodër dhe prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mundur të dokumentojnë vepra të tjera penale për pjesëtarët e grupit kriminal “Bajri”. Kjo ka bërë që Gjykata të jap 10 masa të reja sigurie, 7 prej të cilëve vendosi “arrest me burg” dhe për 3 të tjera “arrest shtëpie”. Caktimi i masave të reja të sigurisë vjen pas publikimit të skandalit sesi Behar Bajri, njëri anëtarët e grupit të Bajrajve kishte ushtruar ndikim në administratë për të punësuar një grua, e cila është mikesha e tij.
Drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte
ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që mikesha e tij Jorida
Murati, 32 vjeçe nga Tirana, ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë
spital dhe merrte pagën çdo muaj në llogarinë bankare. Policia ka ushtruar
kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jorida
Murati, ku u gjetën dhe sekuestruan 9 000 euro.
Mes të arrestuarve janë edhe shefi i
Shërbimeve në Maternitet, kryeinfermierja, përgjegjësja e financës janë
zyrtarët e arrestuar, të cilët janë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për Behar
Bajrin, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale
“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar
kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Safet Rustemi, 35 vjeç, banues në Shkodër, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës
për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,
Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë
“Arrest në burg”.
Ilir Rustemi, 43 vjeç, banues në Shkodër, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës
për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,
Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Asmer Bilali, 30 vjeç, banues në Shkodër, i
dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer
në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën
e sigurisë “Arrest në burg”.
Ismet Idrizi, 29 vjeç, banues në Shkodër, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës
për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,
Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë
“Arrest në burg”.
Sirjan Alija, 34 vjeç, banues në Shkodër, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të
strukturuar kriminal, është shpallur në
kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Jorida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer
në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën
e sigurisë “Arrest në burg”, është ndaluar gjatë mëngjesit të
sotëm, në Tiranë.
Ndërsa janë dhënë masat “arrest shtëpi” për S.
H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër,
i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në
bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën
e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik,
kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal
Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer
në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar
masën e sigurisë “Arrest në
shtëpi”.
M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjëse
finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale
“Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën
e sigurisë “Arrest në shtëpi”.