I bllokuan rrugën Ramës, 10 persona në procedim penal

Përplasjet me policinë dhe bllokimin e rrugës në Shkodër për rreth një orë, në momentin që do të kalonte kryeministri Rama, kanë çuar në procedim penal të 10 protestuesve.

Mes të proceduarve penalisht janë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli dhe kreu i forumit FRPD në këtë qytet, Arvit Bushati.

10 personat e proceduar akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë. Të proceduar penalisht janë:

-Arvit Bushati, banues në lagjen Perash, Shkodër.

-Xhevdet Amuli, banues në lagjen Gurrile, Shkodër.

-Gezim Kraja, banues në lagjen Perash, Shkodër.

-Halit Meta, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër.

-Nikoll Marku, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër.

-Selami Hoxha, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

-Martin Ndoci, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

-Bardhok Kinaj, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër.

-Pjeter Mhilli, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër.

-Gjergj Çuni, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër.

Gjithmonë përplasje të forta mes tyre, por Rama vlerëson Topallin

Gjatë takimit të tij me banorët e Shkodrës, Rama ka folur edhe për të larguarit nga PD, më konkretisht për ish deputeten Jozefina Topalli duke e cilësuar si një kundërshtare të denjë, ndërsa nuk ka kursyer kritikat për Flamur Nokën duke e cilësuar edhe me fjalët “hu gardhi”.

“Hajde se jua kemi falur faktin që pranuan të udhëhiqen nga një komunist për 30 vjet që bën sikur është anitkomunist, por tani si mund t’jua falim faktin që kanë kaluar nga Jozefina Topalli te Flamur Noka. Jozefina Topallin ne e kemi pasur kundërshtare. Topalli nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por me thënë të drejtën tani kur përballesh me Jozefinën të paktën ke përpara kundërshtar, por kur përballesh me Flamur Nokën ke përpara një hu që nuk ka fermer që e përdor për gardhin e vet. Mund të ketë shumë fermerë demokratë që mund t’i shkojnë prapa Flamurit, por po t’i thuash e merr dot për hu për gardhin tënd, nuk e merr, nuk e merr sepse i rrëzon gardhin. Si mundet që PD, që në Shkodër ka marrë besim qyl, pa u diskutuar kurrë. Tani si mund të vijë puna deri në pikën ku t’i vihet në ballë Shkodrës demokrate Flamur Noka. Si mund të katandiset kjo punë në vitin 2019 që Shkodra demokrate të djegë goma nën udhëheqjen e Flamur Nokës. E kuptoni se ku ka ra pazari, në tokë. More tokës i marrtë të keqen ai, nën tokë. Ore edhe nën tokë kam dyshime se ka minerale, naftë. As nëntokë s’mund të ketë një situatë si kjo.”- tha Rama

Rama: Shkodra është e jona, ju vazhdoni digjni gomat

Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Shkodrës në kuadër të turit “Bashkia që Duam” ku bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë fjalës së tij me banorët, Rama tha theksuar se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Ai shprehu keqardhjen e mungesës së opozitës, pasi do të dëshironte të kishte një garë të vërtet kur PS-ja të fitojë edhe qytetin e Shkodrës.

“Më datë 30 qershor do të ketë zgjedhje, kjo është e sigurt. Nuk e di nëse ata të opozitës do të kenë apo jo kandidatë, por jam i bindur se ne do ta fitojmë Shkodrën. Demokratëve të mërzitur iu them ‘kujdes se Flamuri mund t’jua djegë gomat’. Nuk ka forcë që ndal verdiktin e popullit. Sigurisht që ne do të donim garë dha ta fitonim me garë Shkodrën. Por ne do ta marrim Shkodrën me çfarë do lloj forme demokratike, sepse kemi ekipin fitues. Kësaj opozite t’i vijë turp për atë që bën, duke sharë Shqipërinë nga mëngjesi deri në darkë” – tha Rama

Mbante armë pa leje, arrestohet 54 vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V.K., 54 vjeç, banues në lagjen “10 korriku” në Shkodër.

Pas sinjalizimit se shtetasi posedonte armë është bërë kontrolli në banesën e tij, ku ju gjet një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me krehër dhe fishekë.

54-vjeçari do të gjykohet për armëmbajtje pa leje nga Gjykata Shkodër.

Plagosje dhe armë pa leje, policia arreston të shumëkërkuarin në Shkodër

Strukturat e Policisë së Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentative vrasje në vitin 2017.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili plagosi shtetasin me iniciale N.H. më datë 06.05.2017.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Gruda”, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shkodër Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda"Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së…

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 15 avril 2019

Përgjaken rrugët e Shkodrës, 2 të vdekur e disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Shkodër-Lezhë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur 5 të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat, janë përplasur mjeti tip “Nissan” me mjetin tip “Audi”, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetaset D. M., 45 vjeç dhe L.Z., 39 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjenden armë nga ’97, ushtria zhvendos predhat në Shkodër

Municione luftarake të mbetura që nga viti 1997 janë zbuluar në një magazinë në Dobraç të Shkodrës dhe janë zhvendosur nga Forcat Ushtarake.

Ministrja e Mbrojtjes bën të ditur përmes një njoftimi se “struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse u angazhua në operacionin e heqjes së një sasie municioni të gjetur në ambientet e një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.

Alarmin për prezencën e këtij municioni e dha pronari i këtij objekti, i cili duke pastruar ambientet e kësaj godine ka evidentuar sasinë e municioneve luftarake.  

Specialistët  EOD  pasi evidentuan prezencën e municioneve luftarake, konstatuan se bëhej fjalë për 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse.

Për shkak të llojit të tyre, municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios”, shkruhet në njoftim.

Skip to toolbar