Abuzuan me detyrën, procedim penal ndaj tre inspektorëve në Bashkinë e Bulqizës

Tre inspektorë të Bashkisë së Bulqizë janë proceduar penalisht nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Punonjësit me iniciale  B.Ç, 25 vjeç Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorët A.T, 42 vjeç dhe E.A, 24 vjeç kanë lejuar ndërtimet pa leje në hapësirat publike dhe me dakordësi të plotë nuk kanë pranuar të marrin masa për prishjen e tyre. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.


Gjithashtu edhe 3 persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lire në Mat, nën akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve. Policia po ndjek në gjendje të lirë shtetasit S.V, 48 vjeç, pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh, B.L, 47 vjeç dhe M.D, 60 vjeç. Policia ka sekuestruar edhe 18 metër kub lëndë drusore, pasi nuk dispononte  dokumentacion  për transport të lëndës drusore, faturë  shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve.

Lejoi ndërtimin në plazh, ndjekje penale ndaj zyrtarit në Fier

Policia e Fierit ka ndaluar për shpërdorim detyre kreun e Njësisë Administrative Dërmënas, Dilaver Shyti.

Shyti akuzohet se ka lejuar ndërtim pa leje në plazhin e Darzezë. Ai i ka dhënë me kontratë qiraje një sipërfaqe 500 metra katror e përcaktuar si hapësirë publike në zonë e plazhit Darzezë. Kontrata i ishte dhënë shtetasit A.SH., 43 vjeç, i cili po ndiqet për akuzën “ndërtim pa leje”.

Ky operacion policor vjen në kuadër të masave të mara kundër informalitetit dhe ndërtimeve të paligjshme

Frani i Lezhës sërish nën hetim për shpërdorim detyre

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj është paditur penalisht nga inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, i akuzuar për shpërdorim Detyre

IKMT ka dorëzuar ditën e enjte kallëzimin penal në Prokurorinë e Lezhës, pasi ka gjetur parregullsi në lejet e dhëna për të ndërtuar në vijën bregdetare të Shëngjinit. I kallëzuar penalisht është edhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit te Territorit, Sokol Toma.

Të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë Inspektorati Mbrojtjes i Territorit janë konstatuar të paligjshme. Leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshme nga IKMT.

Edhe më parë Fran Frokaj ka përfunduar në gjykatë si i pandehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit, por që janë mohuar në mënyrë kategorike nga ai.

Skip to toolbar